Politikanët gjermanë, thirrje qytetarëve: jo pushime jashtë, shijoni fermat vendase

Pas ministrit të Jashtëm Heiko Maas, dhe ministrja e Bujqësisë në Gjermani, Julia Kloeckner, u kërkoi bashkëqytetarëve të saj që të mos udhëtojnë jashtë vendit këtë verë.

Ajo u bëri thirrje gjermanëve që të kalojnë pushimet e tyre këtë vit në fermat që ofrojnë shërbime turistike.

“Ka mundësi për qëndrim në distancë në shumë ferma, si dhe akomodime të ndara”, tha Kloeckner, duke shtuar se akomodime të tilla janë shumë më të përshtatshme sesa hotelet e mëdha, ku “qindra janë afër një pëllëmbë”

Maas paralajmëroi më parë se konkurrenca e vendeve evropiane të cilat më parë do të lejonin udhëtime turistike çon në rreziqe të panevojshme.

Ai aludoi në Austrinë, me vendpushimet e skive, siç është Ischgl, prej nga u përhap virusi koronar në Gjermani.

“Për fat të keq, ne kemi përjetuar tashmë atë se çfarë mund të bëjë një destinacion turistik”, tha ai.

Maas paralajmëroi që një situatë e tillë nuk duhet të përsëritet më.