Venko Filipçe: 6 të prekur me koronavirus në Strugë


Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 36 pacient, dy prej të cilëve kanë qenë të shtrirë në spital ndërsa 34 janë kuruar në kushte shtëpiake. Me statistikat e fundit numri i personave të shëruar në vendin tonë shkon në 337.
Nga 404 teste të realizuara brenda 24 orëve, 26 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1.326. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Kumanovë janë regjistruar 2 të infektuar, në Tetovë 3, në Strugë 6. Në Mansatir, Gostivar, Vinicë, Negotinë ka nga një të infektuar. Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Infektive në Shkup është regjistruar edge një viktimë si pasojë e Covid-19. Bëhet fjalë për një 80 vjeçar i cili është pranuar në Klinikë me 21 prill. Numri i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet në vendin tonë shkon në 57.