OKB: Lufta ndaj COVID-19 të mos kthehet në krizë për të drejtat e njeriut

“Qeveritë duhet të jenë më transparente, më të ndjeshme dhe më llogaridhënëse se gjithmonë. Shoqëria civile dhe liria e shtypit janë me një rëndësi kritike”, tha Guterres

New York

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres paralajmëroi se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) është kthyer me shpejtësi në krizë për të drejtat e njeriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Guterres njoftoi raportin lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut që janë përjetuar në luftën kundër pandemisë.

“Mos harroni se kërcënimi nuk është njeri, por një virus”, tha Guterres duke paralajmëruar se pandemia ka shkaktuar krizë ekonomike dhe sociale dhe është shdërruar në krizë e të drejtave të njeriut.

“Të drejtat e njeriut nuk janë një çështje që mund të lihet për më pas në kohën e krizës. Ajo duhet të jetë në qendër të njeriut”, tha Guterres i cili ka shtuar se për shkak të pandemisë janë rritur retorikat e urrejtjes, grupet e pambrojtura janë vënë në objektiv dhe se janë zbatuar masa të ashpra të sigurisë.

– “Qeveritë duhet të jenë më transparente, më të ndjeshme dhe më llogaridhënëse”

Guterres vuri theksin e tij për rritjen e qeverive autoritare dhe populiste, në regresin e të drejtave të njeriut në disa vende dhe marrjen e masave të presionit duke treguar si arsye pandeminë. “Qeveritë duhet të jenë më transparente, më të ndjeshme dhe më llogaridhënëse se gjithmonë. Shoqëria civile dhe liria e shtypit janë me një rëndësi kritike”, tha Guterres.

Ai tha se masat e marra të situatës emergjente duhet të jenë legale, proporcionale, jo-diskriminuese dhe të përqendruara në një qëllim dhe kohë të përcaktuar. Guterres bëri thirrje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këtë proces.