Erdhe Muaji i Ramazanit,sa jemi të përgatitur?
Nga kjo kohë kozmike, brenda së cilës ndodhet edhe agjërimi, ‘koha e Ramazanit’ dallohet edhe nga ritmi i fakteve shpirtërore, ngjarjeve shpirtërore , trashëgimisë shpirtërore thelbësore të pashtershme që na sjell ky muaj i bekuar çdo herë.
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَO ju që besuat, agjërimi iu është bërë obligim, sikurse ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.
El-Bekare: 183)
-Muaji i Ramazanit llogaritet ditëlindja e Fesë islame,sepse gjat muajit Ramazan filloi shpallja e Kuranit,prandaj edhe ne e festojmë me agjërim!
-Vëmendje!
Shumë njerëz gjatë Ramazanit abstenojnë nga ngrënia dhe pirja dhe marrëdhëniet seksuale, që është një ndalim i përkohshëm, ndërsa në të njëjtën kohë ata nuk abstenojnë nga gjërat që janë në thelb haram (të ndaluara) gjatë Ramazanit dhe çdo ditë tjetër si: thashetheme, shpifje , gënjeshtra, dëshmi të rreme dhe betime të rreme, mashtrime, fjalë të shëmtuara, etj.
I Dërguari i Allahut Muhamedi a.s tha:
“Kush nuk i braktis fjalët e shëmtuar dhe vepron me to, Allahu nuk ka nevojë as të përmbahet nga marrja e ushqimit dhe e lëngjeve në trup”.
(Buhariu dhe Ibën Husejma)
Rëndësia e agjërimit të Ramazanit theksohet nga Allahu dhe i Dërguari i Tij Muhamedi a.s përmes ajeteve vijuese Kuranore dhe haditheve të Muhammedit a.s.
Ebu Hurejra, R.A., transmeton nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., se ka thënë:
“Kushdo që arrin Ramazanin duke besuar dhe duke shpresuar në shpërblim, do ti falen mëkatet që ai ka bërë më parë,(mëkatet e vogla).”
Huseife b. el-Jeman, R.A., përcjell se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s., duke thënë: “Pështjellimi (çrregullimi, problemi) për një njeri mund të jetë në familjen, në pronë dhe me fqinjin e tij, por eliminohet duke agjëruar dhe duke ndarë sadaka!
Muaji i Ramazanit është muaji i 9-të i kalendarit islam, i cili ndonjëherë është 29 dhe ndonjëherë 30 ditë. Myslimanët agjërojnë në të gjitha stinët sipas kalendarit hënor,gjatë jetës së tij. Viti i kalendarit musliman është më i shkurtër për dhjetë ditë sesa viti diellor, kështu që Ramazani zhvendoset çdo vit me dhjetë ditë. Kush agjëron 36 vjeç, agjëron Ramazanin në të gjitha stinët dhe në të gjithë muajt dhe ditët.
Allahu na e pranoftë agjërimin!