Policia: 8 strugan e shkelën orën policore
Situata e sigurisë në zonën që e mbulon SPB-Ohër është e qëndrueshme.
Në periudhën nga 07:00 – 19.04. deri në orën 07:00 të datës 20.04.2020, pesëmbëdhjetë persona shkelën ndalimin e lëvizjes gjatë zbatimit të masave për lëvizje të kufizuar dhe mbrojtje të qytetarëve nga përhapja e koronavirus COVID-19 (Ohër-2, Struga-8, Kërçovë-5) . Ata janë ndaluar dhe kundër tyre do të ngrihet kallëzim penal në përputhje me nenin 206 të Kodit Penal “mos veprimi në përputhje me rregullat shëndetësore gjatë një epidemie”, thonë nga SPB-Ohër
• • •