Mëso ta mbash gojën mbyllur në disa raste!
Tregohet se për tre persona, gjykata dha vendimin për t’u ekzekutuar në giotinë. Këta tre persona ishin njëri prift, njeri avokat dhe tjetri fizikan. I pari u mor prifti, të cilit ia mbërthyen kokën në giotinë. Xhelatet e pyetën nëse kishte ndonjë fjalë të fundit për të thënë dhe prifti thirri me sa kishte në kokë:”Zoti, Zoti, Zoti… vetë Zoti do më shpëtojë!”
Mandej sëpata e giotinës u lëshua për t’i prerë kokën, por me të mbërritur pranë qafës së priftit, sëpata ndaloi si me magji. Të gjithë njerëzit mbeten gojëhapur nga kjo ndodhi dhe menjëherë kërkuan që kleriku të lihej i lirë. Diçka të tillë e konsideruan si mrekulli nga Zoti dhe ai duhej të mos ndëshkohej. Kështu, prifti shpëtoi nga giotina.
Kur i erdhi radha avokatit, ia mbërthyen kokën në giotinë dhe e pyetën nëse kishte diçka për të thënë para se të vdiste. Ai u përgjigj:”Unë nuk jam besimtar dhe nuk e njoh Zotin si prifti. Ajo që njoh dhe të cilës i besoj është drejtësia. Drejtësi… Drejtësi…. Vetëm drejtësia do më shpëtojë!”
Në çast, sëpata e giotinës u lëshua më vërtik për t’ia ndarë kokën nga trupi. Por ajo që ndodhi, është se sëpata u ndal mu pranë qafës së avokatit. Njerëzit u habitën dhe kërkuan që avokatit ti falej jeta, pasi drejtësia e kishte thënë fjalën e saj. Në këtë mënyrë, shpëtoi dhe avokati.
Së fundmi, i vjen radha fizikanit, të cilin e pyetën nëse kishte ndonjë gjë për të thënë para se të ekzekutohej. Ai u përgjigj:”Unë nuk besoj si prifti dhe nuk e njoh drejtësinë si avokati. Gjithçka që njoh, është se sëpata e giotinës pengohet nga një nyje e litarit të saj. Kur ekzekutorët i hodhën sytë nga litari i giotinës, dalluan një nyje e cila e pengonte sëpatën të zbresë deri në fund. Menjëherë e rregulluan litarin dhe sëpata e bëri të sajën me fizikanin, të cilët ia ndau kokën nga trupi.
Ndonjëherë, është më mirë të rrish sus dhe gojëmbyllur.