
Gene Deitch, një animator fitues i çmimit të Akademisë, ilustrues i disa prej karikaturave kult si Tom dhe Jerry dhe Popeye ndërroi jetë në moshën 95 vjeç. Lajmi u konfirmua nga botuesi çek, Petr Himmel. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Pragë natën e së enjtes.
Ai jetonte me gruan e tij dhe tre djem nga një martesë e kaluar. Të gjithë djemtë ndoqën gjurmët e tij dhe u bënë karikaturistë dhe animatorë.
Gene Deitch lindi në Çikago në vitin 1924. Pas një karriere të shkurtër ushtarake, shpejt u bë një emër i njohur në botën e animacionit dhe mori vlerësime të shumta.
Edhe pse ai ka bërë karikaturë dhe animacione të shumta, më të famshmit janë padyshim Popeye, si dhe Tom e Jerry