Zv. ministri i Shëndetësisë Armend Arsllani tha për “Alsat” se Komunat të cilat kanë probleme me sigurimin e maskave do të ndihmohen nga Ministria, e cila do ua shpërndajë donacionet që ka marrë.
Arsllani thotë se Ministria ka rezerva të pajisjeve mbrojtëse nga koronavirusi. Ndërsa nënvizon se do të ketë kontrolle më të ashpër për të gjitha barnatoret dhe shitoret që shesin me çmime të larta maskat.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse rezervë, prandaj në moment të caktuar edhe ne intervenojmë dhe japim materialin e duhur në institucionin e Maqedonisë”, tha Arsllani.