
Ditë më parë, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi.
Ai foli gjerë e gjatë për problemet ekonomike me të cilat përballet shteri për shkak të pandemisë dhe shfaqi brengën e tij se izolomi, edhe pse i dobishëm në aspekt shëndetësor, do të lërë pasoja në ekonomi.
Prandaj, duke folur për situatën ekonomike në vend, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi tha: “Shteti duhet t’i ndihmojë secilit qytetar duke u dhënë ndihmë nga 200 euro”.