
Sekretari i Shtetit Mike Pompeo thotë se roli i Kinës në pandeminë globale të koronavirusit ka të ngjarë të detyrojë vendet të “rishikojnë infrastrukturën e tyre telekomunikuese, përfshirë miratimin e rrjetit të Kinës Huawei 5G”.
I pyetur në lidhje me përdorimin e Huawei dhe 5G, Pompeo tha në një intervistë për Fox Business se ai ishte “shumë i bindur se ky moment, kur Partia Komuniste e Kinës nuk ishte transparent dhe e hapur dhe nuk i merrte si duhet të dhënat, do të shkaktonte shumë pasoja. Shumë vende po rimendojnë atë që kanë bërë në lidhje me infrastukturën e tyre telekomunikuese”.
“Kur Huawei përpiqet t’u shesë atyre pajisje, vendet do të kenë një prizëm të ndryshëm përmes të cilit ata shikojnë atë vendim”, tha Pompeo.