Strugë: Edhe tre raste të reja me Covid 19 (Video)

Janë tre të infektuar të rinj që e cojnë në 51 totalin e të infektuarve. Është rritur në edhe numri i viktimave nga Struga e rrethina pasi Ministria e shëndeteësisë njoftoi se një pacienti nga Llabunishta që ndërroi jetë në Shkup 3 ditë më parë, ka rezultuar Covid pozitiv.

Komuna e Strugës ka vazhduar dezinfektimin dhe larjen e  hapësirave publike, si në qytet dhe në fshatra. Janë dezinfektuar edhe hyrjet e bankave dhe marketeve.

“Respektohen rekomandimet, respketohen të gjith urdhëresat që na vijnë nga pushteti qëndror dhe ne i përcjellim në shtabet komunale dhe lokale, kjo ësht kënaqësi për ne që tthemi se po e mbajmë nën kontroll këtë rrezik për të gjithë qytetarët. Sa i takon aktiviteteve tona, ne kemi vazhduar me dezinfektimin e të gjithë qytetit dhe fshatrave për rreth”, u shpreh shefi i kabinetit të kryetarit të komunës Dashmir Nasufi.

Gjatë kohëzgjatjes së orës policore deri të martën, janë përcaktuar edhe restorantet dhe të cilëve  do tju lejohet lëvizja e lirë për të funrizuar qytetarët

“Ne bëmë një takim me kryeshefin e policisë me qëllim që tu dalim në ndihmë bujqve dhe operatorëve ekonomik … morëm disa përfundime që të gjithë bujqit që kanë nevojë të lëvizin gjatë orës policore të vijnë në komunën e Strugës dhe janë evidentuar ata të cilët mund të lëvizin. Do evidentohen edhe marketet dhe restorantet ku qytetarët do të mund të drejtohen”, theksoi Nasufi.

Ka vazhduar edhe aktiviteti për shpërndarjen e pakove për familjet në nevojë. Nga komuna bëjnë thirrje drejt qytetarëve që të respketojnë masat për të shmangur kontaktet që mund të rezultojnë me rritjen e numrit të të infektuarve që gradualisht të dalim nga kjo situatë.

ILMIJE ZHAKU