Aktori, producenti dhe regjisori veteran amerikan Brian Dennehy ndërroi jetë në moshën 81 vjeç. Informacioni rreth vdekjes së Dennehy-t u konfirmua nga vajza e tij Elizabeth Dennehy, duke theksuar se shkaku i vdekjes së babait të saj nuk ishte koronavirusi.
“Një baba dhe gjysh krenar dhe besnik, ai la pas gruan e tij Jennifer, familjen dhe shumë miq”, ka shkruar ajo në Twitter.
Ai lindi në 1938 në Connecticut. Ai ka marrë një Golden Globe, dy Toni Awards dhe ka marrë gjashtë nominime Primetime Emmy Award, si dhe shumë çmime të tjera. Ai u njoh për rolin e Sherif Will Teasle në filmin “Rambo First Blood” (1982), i cili e bëri atë të famshëm. Dennehy ka luajtur në më shumë se 100 filma dhe ishte gjithashtu i njohur për tu shfaqur në 5 episode në fillimin e soap-operas “Dynasty”.
Kur ishte 21 vjeç, ai u regjistrua në ushtri dhe shërbeu katër vjet në Marinë. Pasi u largua nga ushtria, u regjistruar në Universitetin Columbia me një bursë për futbollin amerikan. Por më pas u transferua në Yale ku u diplomua si aktor i dramës.
Aktori Sylvester Stallone, i cili bashkë-luajti në pjesën e parë të Rambos, gjithashtu i dha lamtumirën Dennehy-it me këto fjalë:
“Aktori i shkëlqyeshëm Brian Dennehy ndërroi jetë. Ai thjesht ishte një aktor i shkëlqyeshëm. Ai ishte gjithashtu një veteran i Vietnamit dhe më ndihmoi shumë në ndërtimin e personazhit Rambo. Bota humbi një artist të shkëlqyer”, tha Stallone në një profil në Instagram.