Nga sot, pjesëtarët e ushtrisë po kujdesen për rendin në Strugë. Ata dolën në lokacionet më të vizituara, para marketeve të mëdha dhe tregun e qytetit ku kamera e Alsatit filmoi rrëmujë të madhe të qytetarëve, të cilët shfrytëzonin orët e fundit që të furnizohen me produktet elementare për festën e Pashkëve por edhe para fillimit të orës policore.
“Jam duke pritur gati gjysmë ore. Rekomandimet respektohen. Përse erdhët pesë në 12 të bëni pazar? Sepse jam në terren në punë dhe sot jam lirë prandaj. Sot ka rrëmujë është e vërtetë.”
“Këtu jam duke pritur 15 minuta. Me siguri do të pres edhe gjysmë ore, sepse të gjithë janë para meje”.
Disa thonë që masa për orë policore prej 85 orësh është e mirë, ndërsa të tjerë thonë se gjithçka është e imponuar artificialisht.
“Ashtu duhet. Pasi populli nuk është i kulturuar që të izolohet vetë, patjetër duhet të dëgjohet urdhri”.
Nga marketet thonë se po tentojnë të mbajnë rendin aq sa munden.
Numri i të prekurve në Strugë është mbi 50. Mes të infektuarve ka edhe punonjës shëndetësor.
Asani thotë se deri më tani janë testuar 90% e grave shtatzëna që janë para lindjes dhe të cilat janë nga rajonet e rrezikuara. Të gjitha ishin negative në teste, përveç njërës e cila është dërguar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup tre ditë më parë.
Miki Trajkovski