
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 107 te infektuar te rinj dhe një i vdekur nga Kovid-19. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Mbi 40 persona janë infektuar vetëm në Kumanovë, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune, Maksim Dimitrievski. Personi i vetëm që ka ndërruar jetë është nga qyteti i Strugës. Ndërsa numri i testimeve sot ka qenë 660, ku 107 kanë rezultuar negativë.
Numri i të infektuarve sipas qyteteve është:
Shkup 28 ……………..Gjithsej 367
Kumanovë 44 ………Gjithsej 306
Dibër 2 ………………..Gjithsej 51
Shtip 1 ………………..Gjithsej 32
Prilep 11 ………………Gjithsej 100
Tetovë 5 ………… Gjithsej 48
Strugë 1 ………… Gjithsej 50
Veles 4 ………… Gjithsej 40
Manastir 6 ……..Gjithsej 15
Kavadar 1 …….. Gjithsej 4
Gostivar 2 ……. Gjithsej 12