Askush nuk do të vdesë nga koronavirus në Bjellorusi, sipas Presidentit vendas Alexander Lukashenko, i cili shtoi se nuk ka nevojë të vendosë masa të rrepta në Bjellorusi, si në shumicën e vendeve të botës, për të parandaluar përhapjen e virusit.
Por, në Bjellorusi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, 2,919 njerëz janë infektuar nga virusi dhe 29 kanë vdekur, raporton Reuters.
Lukashenko, megjithatë, pretendon se vdekjet janë rezultat i sëmundjeve të tjera të këtyre pacientëve, të tilla si sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
“Kjo është arsyeja pse unë them që asnjë person nuk ka vdekur vetëm nga koronavirusi,” tha Lukashenko.
Ai këshilloi qytetarët që të mbajnë një qëndrim pozitiv.
“Tashmë kemi gjetur një kombinim të barnave për të shpëtuar njerëz,” tha Lukashenko.
Për dallim nga vendet e tjera evropiane, kufijtë janë akoma të hapur në Bjellorusi, dhe futbolli kombëtar lejohet të luhet përpara spektatorëve.