
Ramiz Merkoe ka ditëlindjen, i mbushi 63 vjet
Kryetari i Komunës së Strugës , Ramiz Merko sot e ka ditëlindjen. Merko me ditën e sotme i mbushi 63 vjet, njofton StrugaPost.
Merko lindi më 12 prill 1957 në qytetin e Strugës, dhe gëzon titullin PhD, specialist në ekonomi.
Karrierën politike në Maqedoni:
-Ka qenë kryetar i Komunës së Strugës per dy mandate (2005-2009) dhe (2009-2013)
-Drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetsor në Strugë
-Deputet ne parlamentin e RM-së
Aktivitetet në Kuvend:
Këshilli Buxhetor i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Anëtar
Komisioni për Transport, Komunikim dhe Mjedis, Zëvendës Kryetar
Komisioni Legjislativ, Anëtar
Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport, Anëtar
Komisioni për Vetëqeverisje Lokale, Anëtar
-Minister për Investime të huaja
-Në vitin 2017 zgjidhet për të 3-tën herë Kryetar i Komunës së Strugës
Merko aktualisht gëzon postin e Kryetarit të Komunës së Strugës dhe njihet si bashkëpunëtor i afërt i liderit të BDI-së, z. Ali Ahmeti. ©️®️www.strugapost.com
