JENI VËRTET TË LIRË?

35 vite pas vdekjes së Skllavopronarit, populli ynë mbeti skllav, kujton i mallëngjyer atë që ngordhi, i thotë “o gjigand” të çmendurit që po e shkel me këmbë…kjo poezi u shkrua rreth 200 vite të shkuar. E postoj për herë të parë.

JENI VËRTET TË LIRË?
James Russell Lowell

O burra! Shisni mend me burrninë
S’jeni si etërit, trima, të lirë;
Në qoftë vetëm një skllav mbi tokë,
Vërtet jeni të lirë dhe të zotë?
S’jeni ju që mbani skllavërinë,
Njerëz pa vlerë me qënë të lirë,
Që edhe prangat nuk i dëgjuat
Kur vëllait i shtërnguan duart?

O gra! do jeni nëna një ditë
Bij të zotit do nxirrni në dritë,
Por në dëgjofshi si patëkeq,
Gjëra që trupin tuaj ta ngjethë
Dhe gjaku s’ju vlon si llavë e nxehtë
Për motrat tuaja në zinxhirë,
Përgjigjmuni, në dëgjofshi mirë,
Do jeni nëna burrash të lirë?

A s’është liria e vërtetë
Kur ndjen çdo prangë si të jesh vetë
Ta ndjesh në zemër, të mos harrosh
Se njerëzimit ia kemi borxh?
Liri vërtet kemi kur ti mban
Zinxhirët që mban dhe yt vëlla
Dhe kur me trup e shpirt të luftosh
Lirinë e tjetrit të fitosh.

© shqipëroi Maksim Rakipaj