FRIKA DHE JETA! – Prof.Muhamet Borova nga Struga

FRIKA DHE JETA!


Koronavirusi na tregoj se ku jemi dhe deri ku do të shkojmë.Mjeksia bashkëkohore e suksesit ende nuk mudet ta dëshmoj suksesin.Pritjet për vaksinën janë algoritmet për shpresën,e miliona njerëzve. Virusi u bë sundimtar mbi jetën përmes frikës. Frika është si zjarri,sa më i madh që është aq më shumë tym do të ketë. Frika jetën e bën si kopshti pa lule.Para frikës humanoidi është si lulja e thatë. Sot frika e ka bazën te fenomeni i një virusi jo shumë të njohur. Bota pandemike na duket e errët, edhepse sytë nuk i kemi të mbyllur. Njeriut I duhet kreativiteti për të triumfuar mbi frikën.Të mendoj progresivisht,që të bëhet progresiv. Frika është gjendja e shpirtit tone,që njeriun e shtyn të besoj në hyjnin, për qëllime hyjnore, të triumfoj jeta mbi vdekjen,shëndeti mbi sëmundjen.Koronavirusi duke u zvarritur nga “koshi” I laboratoreve,gradualisht e pushtoj gjithë botën. Koronavirusi ka edhe një të “mire” bëri që ti kthehemi “çerdhes” së vetme të sigurt – familjes. Dinamika e tepërt,u zëvendësua me qetësinë familjare. Karantina më shumë I afroj anëtarët e familjes.Për here të pare sofra është plot. Frika e ndryshoj rutinën e jetës së përditshme:pa kafiteri,pa dreka dhe darka, pa shëtitje,pa postime ne fb nga lokalet publike. Për disa javë u harrua lakmia, xhelozia,garimi dhe snobizmi. Tani mbetet që ndjenjat e fatalizmit të zëvendësohen me optimizëm. Në gjendjen e karantinës mos ti kërkojmë shkaqet e fatkeqsisë, por ti kërkojmë arsyet për gëzim dhe dsiponim.Karantina na mundësoj që fëmijëve tua shohim fytyrën edhe në dritën e ditës,ti kemi afër për 62 orë ti dëgjojmë dhe të na dëgjojnë!