BOTA – Prof.Xhemi Hajredini

BOTA

Pritej të ndodhte, herët a vonë,
kishin humbur vlerat e dashurisë,
po prishej bota, të gjithë po e thonë,
u shastisën edhe njerëzit e Perëndisë!

Fshihen skutave, dritën kanë fikur,
me shpresë e mes ëndrrash mëkojnë,
koha po mbaron, nuk ka më të ikur,
ditën që lindën, ta bekojnë a mallkojnë!?

Ta bekojnë, pse të mallkojnë,
dashuria duhet të triumfojë,
e keqja, zilia, e zullumi të ndalojnë,
njerëzimi të jetojë e të falënderojë!

Pa padrejtësi, ligësi e epërsi,
të pushtetshmit, duhet ta dinë mirë,
duhet solidarësi, jo forcë e egërsi,
paskëtaj së bashku të lumtur e të dëlirë!