Flluska e një qeverie globale “të përkohshme”! – Rob KORE

Rob KORE

Propaganda e lepiresave te Edi Rames kudo ku ndodhen, ne kete kohe pandemie eshte se Shqiperia po e trajton shume mire krizen, se Edi Rama u pregatit me kohe, prandaj dhe Shqiperia s’ka shume raste, se spitalet shqipare jane shume te mira, biles me duket se dikush tha qe jane me te mira se ne Angli.
Ata po na thone qe kush tallet me autoblindat e Edi Rames eshte budalla, se Edi Rama e njeh shume mire kete popull dhe mire e ben qe nxjerr autoblindat, etj etj.
Ndersa vete Edi Rama (me porosi te Sorosit) tha qe as Amerika s’eshte ne gjendje ta menaxhoje CoronaV.
Kur them me porosi te Sorosit e them sepse ka nje propagande kudo ne bote sot, qe Amerika s’po menaxhon dot situaten.
Biles propaganda eshte se, ndersa Amerika s’po menaxhon dot situaten, Kina e menaxhoi shume mire dhe shifrat e Kines jane shume me te mira se sa te Amerikes.
Ne Wuhan vdiqen shume me pak njerez se ne New York.
Pa hyre ne shume detaje dhe pa e zgjatur do tregoj vetem nje fakt qe shpjegon shume mire se çfare eshte ne gjendje te beje mjekesia merikane dhe çfare po ndodh ne realitet me raportimet qe behen lidhur me Ameriken.
Presidenti dergoi ne New York (ku jane raportuar gjysma e rasteve per gjithe Ameriken) nje anije spital, e cila ka 1000 shtreter, ka 7-8 salla operacioni, 80 shtreter ne reanimacion, ka te gjitha pajisjet me moderne, qe mund te kete sot nje spital i madh modern, si dhe 1200 veta personel mjekesor.
Çfare ndodhi?
Sot ne te ka vetem 40-50 shtreter te okupuar, nga 1000 qe jane gjithsej.
Vetem ky fakt hedh poshte te gjitha çfare po thuhet dhe po propagandohet:


1- Hedh poshte qe Amerika nuk eshte ne gjendje te menaxhoje situaten
2-Hedh poshte ekzagjerimet e ketij alarmi mbareboteror, ku per New York po thuhej se ka nje rritje eksponenciale te rasteve.
Ne fakt dje doli governatori i New York (i majte) dhe pranoi se kurba e te infektuarve po zbret.


Po pse u paraqit sikur Amerika u gjynjezua nga CoronaV?
Ja perse. Shikoni dy deklaratat e meposhtme nga 2 “koka boterore”.

1-Gordon Brown:
Ish-Kryeministri i Anglise u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të formojnë një qeveri globale “të përkohshme” në përgjigje të pandemisë.

2-Henry Kissinger:
Asnjë vend, madje as SHBA, nuk mund të kapërcejë këtë situatë të shkaktuar prej virusit, thjesht me përpjekje kombëtare. Adresimi i nevojave të momentit duhet të shoqërohet përfundimisht me një “vizion dhe program global”.
Pra globalistet po kerkojne ate qe eshte edhe qellimi i tyre final:
“One world government”.
Meqenese qenka puna keshtu: dmth globalizmi na beri qe Shqiperia po e menaxhon shume mire situaten dhe Amerika s’po e menaxhon dot, atehere une propozoj qe president i qeverise boterore te jete Aleks Soros.
Ai eshte nje djale me shume perspektive dhe nen drejtimin e tij kollektivizmi lejfenian nderkombetar do e çoje boten drejt fitorjeve te reja.
Dhe natyrisht qe Leksi do caktoje si drejtues te guvernes Shqiptare Rilindasin Rama, per meritat e tij te veçanta ne trajtimin e viruseve dhe drogave.