ZONA E MUZGUT! – Prof.Muhamet Borova nga Struga

ZONA E MUZGUT!


Bota gjindet në zonën e muzgut,gjysmëerrësirës! Bëhet lufta “metaforike” me armikun e padukshëm. Shoqëritë përkundër dallimeve të mëdha ekonomike, sot u bindën se biologjikisht janë të barabartë. Mendjet më të mëdha e kanë nisur “revolucionin” ndaj diçkahit që nuk e njohin.Coronavirusi luan me jetën e njerëzve, jeta luan me psiqikën e njerëzve. Mendjet e mëdha duket sikur kanë rënë në “baltë”, janë të “pafuqishëm” edhe përkundër rezultateve spektakulare.Virusi është si një “zjarr” i madh, por pa tym, e dogji njerëzimin dhe vazhdon ta djegë.Njerëzit nuk mund të jenë të izoluar deri në pakufi,ato janë qenie sociale.Pa punë, pa shoqeri,pa “liri”,pa buzëqeshje ,dita është e humbur.
Shtetet e zhvilluara nuk janë ato që kanë shumë,por ato që japin shumë,në rezistencën ndaj virusit misterioz. Sot solidariteti,përgjegjësia dhe ndërgjegja vlejnë më shumë se forca. Pesimizmin e papërmirsuar duhet ta zëvendësojmë me optimizëm të moderuar.Çdo gjë ka fillim ,por e ka edhe fundin.Nëse duam ta pengojmë pandeminë ,atë mund ta pengojmë.Shkenca sot e ka atë mundësi, duhet ta shfrytëzoj. Wuhani u izolua para vitit të ri Kinez dhe intezisteti i epidemisë ishte 7-8 javë.Në bazë të analogjisë supozoj, si laik se edhe në vendin tonë inteziteti i pandemisë do të jetë deri në fund të prillit.Fjalët e mira krijonë besim,të besojmë se në maj do ta nisim jetën normale.Besimi është drita e shpirtit hyjnor.Mos ta humbim besimin!