Pas njoftimit zyrtar të ministrit të shëndetësisë për pacienten e ndjerë nga rrethina e Strugës si dhe për dy persona të tjerë të cilët janë pozitiv me COVID 19, Këshilli Koordinues u koordinua për të marrë masat e nevojshme për të parandaluar raste të tjera.
Këshilli Koordinues i udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Strugës z.Ramis Merko, mori masat në vazhdim.
1)Të përpilohet listë me emrat e të gjithë personave me të cilët këto 3 persona kanë qënë në kontakt, në mënyrë që të preventohet përhapja e mëtejshme dhe të njëjtët të testohen, të izolohen në shtëpi dhe të jenë në mbikqyrje të mjekëve.
2) Personat të cilët kanë udhëtuar jashtë shtetit, të respektojnë masën e vetizolimit.
3) Të respektohen dhe ndiqen masat preventive të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
4) Të mos dilet pa nevojë dhe evitohet konakt i drejtpërdrejtë me persona të tjerë.
5) Urgjent u dezinfektuan ambientet e shtëpive të personave të infektuar me COVID 19.
6) Aksioni për dezinfketim të hapësirave publike, rrugëve dhe ambienteve ku ka frekuentim të shpeshtë do vazhdojë edhe më tutje.
Ngushëllime familjarëve të të ndjerës. Në këto momente të gjithë jemi të prekur nga ky rast, por ne si Këshill Koordinues do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqënien e qytetarëve tanë, ndërsa nga ju mbetet ti respektoni masat preventive dhe udhëzimet tona.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës
По официјалното соопштение на министерот за здравство за починатата пациенката од околината на Струга, и двете лица кои се позитивни на КОВИД 19, Координативниот совет беше свикан и координиран за да се преземат потребните мерки за да се спречат нови можни случаи.
Координативниот совет предводен од градоначалникот на Oпштина Струга г. Рамис Мерко, ги донесе следните заклучоци.
1) Да се направи список со имиња на сите лица со кои биле во контакт со лицата кои се позитивни на вирусот, истите да се тестират и да останат во самоизолација и под надзор на лекарите, за да се спречи понатамошното ширењето на вирусот.
2) Лицата кои патувале во странство да ја почитуваат мерката за самоизолација.
3) Да се почитуваат мерките и препораките донесени од Владата и Министерството за здравство.
4) Да не се излегува без потреба и да се избегнува директен контакт со други лица.
5) Домовите на лицата позитивни на КОВИД 19, беа дезинфицирани веднаш по известувањето.
6) Акцијата за дезинфекција на јавните површини, улици и простории каде има честа посетеност ќе продолжи и понатаму.
Сочувство до семејството на починатата. Во овие моменти сите сме трогнати од овој случај, но ние како Координативен совет ќе продолжиме да направиме се што е можно за да го заштитиме здравјето и благосостојбата на нашите граѓани, а од вас се очекува да ги почитувате нашите превентивни мерки и препораки.
Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга