Një person raportohet se ndërroi jetë nga një tjetër infeksion në Kinë – hantavirusi. Po ç’është kjo tjetër flamë që ka provokuar tjetër panik në rrjeve në 24 orët e fundit?
Global Times, një gazetë shtetërore kineze, ka postuar në anglisht në lidhje me këtë rast, por ngjarja nuk u botua në faqen e tyre në gjuhën angleze.
Një person nga provinca Yunan ndërroi jetë kur u kthye për të punuar në provincën Shandong me një autobus të hënën. Ai ishte pozitiv me hantavirus.
Hantavirusi është një lloj jashtëzakonisht i rrallë i virusit që infekton njerëzit përmes pështymës së brejtësve, urinës ose feçeve. Shkakton sëmundje të rëndë që sulmon zemrën dhe vret 36 deri në 40 përqind të të gjithë personave të infektuar, por nuk përhapet nga personi në person – një tipar kryesor që karakterizon Corona-n.
Simptomat e infeksionit hantavirus përfshijnë ethe, dhimbje muskulore, dhimbje koke, kollë dhe të vjella. Disa pacientë vuajnë gjendje të rëndë klinike, ndërkohë që largimi i virusit nga trupi mund të zgjasë deri në gjashtë javë.
Sëmundja është shfaqur në Amerikën e Veriut që nga viti 1993. Në Kanada ka ndodhur të shfaqet rreth tre herë në vit. Por prej vitesh nuk janë shfaqur raste.
“Nuk kemi parë me vite hantavirus në Kanada dhe SHBA”, tha Dr. Stephanie Smith, një specialiste e sëmundjes infektive në Universitetin e Albertës.
“Ky virus nuk transmetohet nga njeriu te njeriu si COVID-19 dhe reagimi histerik është i paarsyeshëm”, shton Dr. Gerard Evans, një tjetër specialist i sëmundjeve infektive.
Qendra Kenyan për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) gjithashtu u përgjigj: “Hantavirusi nuk është i ri ose që përhapet nga një person në tjetrin”.
“Ju lutemi mos u frikësoni nëse nuk planifikoni të hani minj,” shkroi neuroshkencëtar Dr. Sumaiya Shejh.
Por kjo nuk i ndaloi teoricienët e konspiracionit në detyrë që “të shtyonin një buton” të ri paniku në mediat sociale.
Një cicërimë nga një gazetë kineze është përhapur në mijëra llogari në Twitter, duke kapur gjysmë milioni mesazhe hantavirus deri pasditen e djeshme.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar se, në të njëjtën kohë me pandeminë COVID-19, se ekziston një “infodemi”, e cila bën që shumë njerëz të hutohen dhe të jenë të paaftë të dallojnë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo. /tesheshi.com/