Pasojat e pandemisë Covid-19 në ekonomi
Doc D-r Jeton Shaqiri
Një nga problemet më të diskutueshme sot në botë është ekonomia, gjendja dhe perspektiva e saj pas Covid-19. Për të gjithë shtrohet pyetja Çfarë po ndodh me ekonominë sot? Çfarë pasojash ka aktualishtpandemia e Covid-19? Çfarë pasojash do ketë në ardhmen? A do të ndryshojë sjellja e shoqërisë njerëzore? A do ndryshojë sjellja e shoqërisë ndaj qeverive të tyre? A do ndryshojë sjellja ndaj vendeve të tjera në fushën ekonomike, sociale e kulturore? A do të ndryshojnë vetë sistemet ekonomike?A do të ndryshojë qëndrimi qeverive ndaj militarizimit të ekonomive? A do të ndryshojë qëndrimi i qeverive ndaj kujdesit shëndetësor? A do ndryshojë qëndrimi ndaj pronës shtetërore dhe interesit privat, etj, etj?
Unë do përpiqem të hedh disa mendime dhe konsiderata të përgjithëshme të shprehura nga economistë të tjerë në botë.
-Cili do jetë ndikimi i Covid- 19 në ekonomi?Shkalla e dëmit në ekonomi do të varet nga shumë faktorë, nga hapat që do të ndërmarrin autoritetet për ta përmirësuar situatën shëndetësore dhe sa mbështetje ekonomike qeveritë janë të gatshme të akordojnë gjatë ndikimit të menjëhershëm të epidemisë dhe pasojave.COVID-19 ka të ngjarë i kushtojë ekonomisëbotërore 1 trilion dollarë gjatë vitit 2020. “Ne parashikojmë një ngadalësim të ekonomisë globale në nën dy përqind të këtij viti, dhe kjo ndoshta do të kushtojë në rendin prej 1 trilion dollarë, krahasuar me atë që njerëzit po parashikonin në shtator,” tha Richard Kozul-Wright, Drejtor,UNCTAD.
Shembulli i Kinës tregoj se ekonomia në këtë situatë shkon drejt rënies së përgjithëshme, kështu eksportet Kineze ranë me 17.2%, shitjet e automobilave ranë me 80% vetëm për dy muajt e parë të vitit. Sipas studjuesit Khan A.H bota po përballet me perspektivën e një recesioni të thellë dhe të qëndrueshëm global. “PBB-ja kineze do të bjerë me disa pikë përqindje. BE do të humbasë rreth dy pikë përqindje dhe SH.B.A ndërmjet një dhe një e gjysmë përqind. Me rënien e çmimeve të naftës, ekonomitë prodhuese të naftës tashmë po pësojnë rënie ekonomike. Efektet direkte dhe indirekte të COVID-19 do të përkeqësojnë këtë prirje”. OECD parashikoi që COVID-19 do të ulë rritjen globale të PBB-së me një gjysmë pikë përqindje për vitin 2020 (nga 2.9 në 2.4 përqind); Bloomberg Economyics paralajmëron se rritja e PBB-së gjatë vitit të plotë mund të bjerë në zero në një skenar pandemik të rastit më të keq. Sipas institucioneve financiare ndërkombëtare dinamika e PBB paraqitët si më poshtë:
Në këtë mënyrë situata ekonomike ndërkombëtare nuk është optimiste. Ajo do të ulet në nivelet e vitit 2001, më e lartë se viti 2008 por më e ulët se vitet e tjera 1995 -2019.Secili vend i prekur ka marrë masat përkatëse për të zbutur pasojët në ekonomi, kryesisht nëpërmjet politikave monetare dhe fiskale lehtësuese. Në këtë mëynrë janë realizuar ulje të normave bazë të interesit prej Bankave Qëndrore, janë shtyrë pagesat e kredive dhe të detyrimeve ndaj taksa-tatimeve etj. Janë marrë përsipër pagesat e plota ose të pjesëshme e punonjësve që dalin jashtë tregut të punës për një periudhë përkatëse, kompensime pagash apo furnizime meushqime. Masatë dukëshme ka marrë Gjermania me një paketë prej 500 mld euro në mbështettje të biznesit, Franca, Italia dhe Spanja. Në këtë drejtim po mer masa edhe USA. Vendet e vogla si Maqedonia e Veriut janë më lehtë të menaxhueshme.
Industritë kryesore Maqedone përqëndrohen kryesisht në përpunimin e ushqimit, në pije, tekstile, kimikate, hekur, çelik, çimento, energji, farmaceutikë, pjesë automobilistike, et. NëProdhimin e Brendshëm Bruto(PBB), bujqësia zë rreth 9%, industria 26% dhe shërbimet 65%. Kjo strukturë e PBB jep shpresa të mëdha se rënja ekonomike e Maqedonisë së Veriut nuk do jetë e madhe por e moderuar.
Sektori bujqësisë nuk do preket prej kufizimeve qeveritare, përkundrazi ai do të stimulohet në të gjitha aspektet, veçanërisht në vëllimin e shitjeve dhe në nivelin e çmimeve.
Sektori industrisë do ketë luhatje por jo rënje të dukëshme sepse në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka sektorë prodhues të diversifikuar jo me përqëndrime të dukeshme të fuqisë punëtore.Maqedonia e Veriutnuk dominohet prej call-centrave dhe fasonerive siç dominohet ekonomia Republikës së Shqipërisë apo ekonomi të vendeve të tjera. Problem do të paraqitennë sektorin shërbimeve ku mundësia e marrjes së masave higjeniko-karantinore është shumë më e madhe. Në këtë mënyrë struktura e PBB favorizon një ndikim të vogël negativ të Covod-19.
Republika e Maqedonisë së Veriuteksporton produkte ushqimore, pije, duhan; tekstile, prodhime të ndryshme, hekur, çelik; pjesë automobilistike etj. Vendet kryesore ku eksporton Maqedonia e Veriut janë Gjermania me 48.1%, Bullgaria me 5.7%, Serbia me 4%, Belgjika dhe Greqia me 3.5% etj. Eksporti me Gjermaninë është një pikë e fortë e ekonomisë sëMaqedonisë së Veriut, sepse Gjermania është vend i fuqishëm dhe me ekonomi të qëndrueshme, kështuqë pesha e eksporteve të Maqedonisë së Veriutnuk zë ndonjë peshë në importet Gjermane. Për këtë arsye eksportet me këtë vend nuk priten të ulen, për shkaqe të jashtëme. Ky faktor duhet të shfrytëzohet nga ekonomia e vendi tonë.
MV importon kryesisht makineri dhe pajisje, automobila, kimikate, karburante, produkte ushqimore etj. Vendet kryesore janë Gjermania me 12%, Anglia me 10%, Greqia 8%, Serbia 7.1%, Kina 5.9%, etj. E veçantë është se Maqedonia e Veriut importin e ka mjaft të diversifikuar, në këtë mënyrë importet e saj nuk do kenë ndonjë rënie të dukëshme, kjo edhe për faktin se vendet kryesore kanë më pak mundësi ta kufizojnë importin me Maqefoninë e Veriut, sepse këto produkte nuk zënë ndonjë peshë të dukëshme në eksportet e tyre.
Masat që ka marë qeveria e e vendit janë dhe do jenë me ndikim pozitiv dhe stimulues në ecurinë e ekonomisë. Ajo ka vendosur kufizime të arsyeshme pa penguar mundësinë e aktiviteteve që nuk kanë ndonjë rezik për përhapjen e Covid-19.
Janë marë një sërë kufizimesh për vetë popullatën. Kështu u ndryshua orari i lëvizjes së banorëve nga ora 21:00 deri në ora 05:00, Veçohen kategoritë: mbi 67 vjetë u ndalohet lëvizja nga ora 11:00 deri në ora 05:00 ditën e rradhës, Banorëve nën moshën 18 vjeçare u ndalohet lëvizja nga ora 21:00 deri në ora 12:00 ditën e rradhës. Gjithashtu Qeveria solli vendim që të ndalohet zbatimi i ligjit për përmbarim deri më 30 Qershor të 2020-ës. Përmbaruesit janë të obliguar të ndërpresin veprimet e zbatimit të përmbarimeve.”
-Cilët sektorë do të preken? Sektorët më të prekur të ekonomisë janë sektori turizmit dhe i industrive të lidhura me të, sektori transportit ajror, etj. “Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror paralajmëron se COVID-19 mund tu kushtojë transportuesve ajrorë globalë midis 63 miliardë dhe 113 miliardë dollarëve të ardhura në vitin 2020”. Dëme do psojnë sektorët e hotelerisë dhe të restoranteve që janë pjesë e turizmit ndërkombëtar. Dëme do psojë kompanitë e filmave, dhe përgjithësisht industritë që kanë shkallë të ulët mekanizmi që kanë një përqëndrim të dukshëm të fuqisë punëtore siç janë call-centerat, fasoneritë etj. Dëme më të ulta do të ketë sektori i bujqësisë. Ky është edhe sektori që duhet stimuluar më forcë aktualisht.
-A do prektet sektori energjisë? Sektori i energjisë ishte sektori i parë që u prek dhe që do vazhdojë të vuaj në vazhdim pasojat e krizës që po kalon e gjithë ekonomia botërore. Ulja e kërkesës për energji bëri që të ulet edhe niveli i çmimeve të ofertës. U organizuan një sërë takimesh për të ruajtur nivelin ekzistues të çmimeve, duke ulur prodhimin me 1.5 ml fuçi në ditë, sidomos midis Rusisë dhe Arabisë Saudite, por këto bisedime ishin të pa suksesëshme. Pas vendimit saudit, Brent Crude ra më shumë se 20 përqind, rënia më e mprehtë një ditore që nga viti 1991, dhe pritet që ky fenomen të vazhdojë edhe në të ardhmen. Dëmi nga lufta e çmimeve saudite-ruse dërgon një sinjal shqetësues për tregjet, veçanërisht duke marrë parasysh rolin aktual të Arabisë Saudite si president i G20. Në teori, çmimet e ulëta të naftës ndihmojnë vendet importuese të naftës, por aktiviteti i depresionit për shkak të COVID-19 mund të kufizojë këtë përfitim. Përfitojnë vende si Kina, Japonia, India etj, ndërsa humbasin vende si Rusia e cila është eksportuese e madhe e gazit dhe naftës, Venezuela, Irani, etj.
–Si janë përgjigjur qeveritë ndaj mbështetjes së rezultateve ekonomike nga epidemia?
Në Kinë, e cila ishte epiqendra e pandemicë zyrtarët njoftuan miliarda kredi për qëllime të veçanta për kompanitë që përballen me kufizime të likuiditetit, si dhe mbështetje financiare për sektorë të veçantë siç është aviacioni.
Në Shtetet e Bashkuara, Rezerva Federale uli nivelin e NBI në 0.25 pikë, inkurajoi institucionet financiare që “të plotësojnë nevojat financiare të klientëve dhe anëtarëve të prekur nga koronavirusi, “një veprim që synon të mbështesë kushtet financiare për të parandaluar që tronditja e rritjes të shndërrohet në një krizë më të gjerë financiare etj. “Vendet që njoftojnë masa fiskale vetëm këtë muaj përfshijnë Japoninë (9.6 miliardë dollarë, ose 0.19 përqind të PBB-së), Korenë e Jugut (9.2 miliardë dollarë, 0.56 përqind të PBB-së) dhe Italinë (4.1 miliardë dollarë, 0.20 përqind të PBB-së). Përshtatshmëria e këtyre shpenzimeve do të varet nga rruga e virusit, si dhe nga efektiviteti i masave të tjera për të përmirësuar rrjedhjet negative nga tronditja e rritjes”.Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore javën e kaluar njoftuan disponueshmërinë e financimit 50 miliardë dollarë dhe 12 miliardë dollarë, përkatësisht, për të mbështetur të ardhurat e ulëta dhe përgjigjet e ekonomive të tregut në zhvillim ndaj virusit.
Çfarë ndryshimesh janë të nevojëshme të bëhen në të ardhmen?
-Qëndrimi ndaj shtetit. Thyerja e modelit ekonomik-individualizmi. Eric Klinenberg profesor i sociologjisë dhe drejtor i INJP në Universitetin e New York thekson:“Tani po shohim që modelet e bazuara në treg për organizimin shoqëror dështojnë, në mënyrë katastrofike, pasi sjellja vetë-kërkuese (që pasTrump) e bën këtë krizë aq shumë më të rrezikshme sesa duhej të ishte.Ekonomia – dhe rendi shoqëror që ndihmon – do të shemben nëse qeveria nuk garanton të ardhura për miliona punëtorë që do të humbin punët e tyre në një recesion të madh ose depresion. Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë dhimbje dhe vuajtje të jashtëzakonshme. Por do të na detyrojë të rishqyrtojmë kush jemi dhe çfarë vlerësojmë, dhe, në planin afatgjatë, mund të na ndihmojë të rizbulojmë versionin më të mirë të vetvetes”.
Qeveria duhet të vlerësojë mendimin e ekspertëve, të marri mendimin e mjekëve profesionistë, apo të shkencëtarëve të fushave të tjera, para se vendi të kalojë nëpandemi. Njerëzit duhet të binden se “qeveria është çështje për njerëzit seriozë”.
-Qëndrimi ndaj modelit ekonomik.Pandemia ka vënë në dilemë edhe sistemet ekonomike të botës, sistemet e polarizimit të shoqërisë dhe ekonomisë. Nuk është e rastësishme që në Itali u afruan ndihma nga Kina, Kuba dhe Rusia, vende që nuk janë të një sistemi mirëfilltë të ekonomisë së tregut por përgjithësisht janë ekonomi mikse. Kjo situateë kërkon ti jepet përgjigje pyetjes a duhet që ekonomia globale të kalojë në një ekonomi mikse, në ekonominë sociale të tregut?
-Rishikimi marrëdhënieve tregëtare. Sipas analistëve të ndryshëm duhen rishikuar edhe marrëdhëniet tregëtare me vendet e tjera. Kështu Pandemia e koronavirusit do të krijojë presion në lëvizje ndaj korporatave për të peshuar efikasitetin dhe kostot / përfitimet e një sistemi të globalizuar të zinxhirit të furnizimit kundër qëndrueshmërisë së një zinxhiri të furnizimit me bazë në familje. Kalimi në një zinxhir të furnizimit të brendshëm më të fortë do të zvogëlojë varësinë nga një sistem global i furnizimit gjithnjë e më i thyer. Por ndërsa kjo do të siguronte më mirë që njerëzit të marrin mallrat që u duhen, kjo zhvendosje ka të ngjarë të rrisë kostot për korporatat dhe konsumatorët”. Në këtë mënyrë kalimi nga sektori jashtëm në sektorin e brendshëm do sjellë shtrënjtim të jetesës dhe humbjen e pjesëshme të avantazhit relativ, ose avantazhit krahasues i cili është edhe në themel të tregëtisë.
-Qëndrimi ndaj njeëzve të tjerë dhe shoqërisë.Humbja e pafajësisë, ose vetëkënaqësia, është një mënyrë e re e të qenurit-në-botën që ne mund të presim të ndryshojë të vepruarit e njerëzve. Ne e dimë tani që prekja e gjërave, të qenurit me njerëz të tjerë marrja frymë nga ajri në një hapësirë të mbyllur mund të jetë e rrezikshme. Ndërgjegjësimi do të jetë i ndryshëm për njerëz të ndryshëm dhe në vende të ndryshme, por kurrë nuk mund të zhduket plotësisht tradita. Mund të bëhet natyra e dytë që të heqim dorë nga shtrëngimi i duarve ose prekja e fytyrave tona – dhe të gjithë mund të biem trashëgim i OCD-së në mbarë shoqërinë, pasi askush nga ne nuk mund të ndalojë së lari duart. Komoditeti për të qenë në prani të të tjerëve mund të zëvendësohet nga një rehati më e madhe me mungesë, veçanërisht me ato që nuk i njohim ngushtë. Paradoksi i komunikimit në internet do të vlerësohet: Krijon më shumë distancë, po, por edhe më shumë lidhje, pasi ne komunikojmë më shpesh me njerëz që janë fizikisht më larg dhe më larg – dhe që ndjehen më të sigurt për ne për shkak të asaj largësie.