Komuna e Strugës sanon Sistemin e Kolektorit
Komuna e Strugës në bashkëpunim me Ndërmarrjet Publike Sistemi i Kolektorit dhe Ujësjellës dhe Kanalizim Strugë sot po bëjnë sanimin e plotë të Stacionit pompues nr.3 të Sistemit të Kolektorit i cili funksion kryesor e ka tërheqjen e ujërave të zeza nga i gjithë territori i Komunës.
Kjo punë është shumë me rëndësi për banorët e Komunës së Strugës sepse me sanimin e këtij stacioni pompues një herë e përgjithmonë territori i Strugës dhe posaçërisht vendet më kritike të saj, do të shpëtojnë nga përmbytjet e shumta që ndodhin si pasojë e mostërheqjes së duhur të ujërave të zeza.
Duhet thënë se në këtë stacion pompues vite me rradhë nuk është bërë asnjë investim dhe i njëjti ka qenë I lënë në mëshirë të fatit, ndërsa mjetet janë shfrytëzuar për qëllime të tjera.
Sot për herë të parë mjetet e destinuara për Kolektorin shkojnë aty ku duhet dhe investimet janë të vërteta dhe të prekshme, e jo fiktive.
Ne do të vazhdojmë me punën së bashku me dy ndërmarrjet publike që të bëhet sanimi i tërësishëm I të gjithë sistemit të Kolektorit sepse shëndeti i qytetarëve tanë është në rend të parë dhe pa higjienë dhe ambient të pastër shëndet nuk ka.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës
Општина Струга го санираше Колекторскиот систем
Општина Струга заедно со Јавните Претпријатија, Колекторски Систем и Водовод и Канализација Струга денес почнаа со целосна санација на Колекторската Пумпна Станица бр.3 чија главна функција е примање и одведување на отпадните води од целата територија на општината.
Оваа работа е многу важна за жителите на Општина Струга бидејќи со санација на оваа пумпна станица еднаш засекогаш Струшката територија и особено најкритичните места, ќе се спасат од честите поплави кои се случуваат како последица на недоволното одведување на фекалните води.
Треба да се каже дека во оваа пумпна станица години наназад не е направена ниту една инвестиција и истата е оставена во мизерна состојба, додека средствата се користени за други цели.Денес за прв пат дестинираните средства за Колекторот одат таму каде што треба и инвестициите се вистински и допирливи, а не фиктивни.
Ние ќе продолжиме со нашата работа заедно со двете јавни претпријатија за да се прави целосна санација на целиот Колекторски систем бидејќи здравјето на нашите граѓани е најважно а без хигиена и чиста средина здравје нема.
Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга