
Meqë numri i të infektuarve po shtohet dhe ndërgjegja e popullatës nuk është në nivelin e duhur,si dhe numri i errët i të infektuarve nuk dihet, përderisa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar Pandemi, mendimi im është që të shpallet gjendje e jashtzakonshme në shtetet ballkanike sidomos, me qëllim që t’u jepet institucioneve mundësi të veprojnë për të mirën e qytetarëve.
Sa i takon situatës në RMV, mendoj që kushtetuta i’a lejon Presidentit të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, i cili do të votohet nga 2\3 e deputetëve në castin që do të krijohen mundësitë e caktimit të mbledhjes, në rastin tonë me përbërjen e re.
Në atë rast Qeveria sjell vendime që janë të plotfuqishme derisa zgjat kjo situatë.
Zoti na ruajt ne dhe familjet tona.