N.P. Ujësjellës dhe Kanalizim takim në lidhje me situatën e krijuar nga përhapja e Koronavirusit / Ј.П. Водовод и Канализација Струга состанок во врска со настанатата ситуација од ширењето на Коронавирусот.

Sot, Drejtori i N.P. Ujësjellës dhe Kanalizim Strugë-Jeton Shaqiri, mbajti takim në lidhje me situatën e krijuar nga përhapja e Koronavirusit.

Në mbledhje u diskutua për të gjitha mënyrat e funksionimit të kësaj ndërmarrjeje ( furnizimit me ujë të pijshëm dhe largimit të ujërave të zeza) i cili është jetik për qytetin tonë, në këtë kohë të vështirë që e ka kapluar vendin dhe popullatën në vend.

U vendos që të respektohen të gjitha urdhërat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë për mbrojtje maksimale të të punësuarve dhe të qytetarëve nga përhapja e virusit, me atë që do të bëhet rregullisht dezinfektim plotësues I të gjitha hapësirave të ndërmarrjes dhe të gjithë personat që hyjnë në të do të dezinfektohen që në hyrje të objektit.

Këtë edhe shumë masa të tjera do të ndërmarrim me qëllim ruajtjen e shëndetit të të punësuarve tanë dhe qytetarëve të Komunës së Strugës.

Me respekt,
NP Ujësjellës dhe Kanalizim Strugë

Денес, Директорот на Ј.П. Водовод и Канализација Струга-Јетон Шаќири, одржа состанок во врска со настанатата ситуација од ширењето на Коронавирусот.
Во овој состанок се дискутираше за сите начини на функционирање на ова претпријатие (водоснабдување и одведување на отпадните водит), кое е од животна важност за нашиот град, во тешко време што ја опфати нашата држава и населението.

Се одлучи да се почитуваат сите наредби и препораки на Министерството за здравство и Владата за максимална заштита на вработените и граѓаните од ширењето на вирусот, со тоа што ќе се прави редовна дополнителна дезинфекцијана сите простории на претпријатието и сите лица што влегуваат во него ќе бидат дезинфицирано уште на влезот на објектот.
Оваа како и многу други мерки ќе преземеме со цел заштита на здравјето на нашите вработени и граѓаните на Општина Струга.

Со почит,
Ј.П. Водовод и Канализација Струга.