
Shkëlqim Reçi, mjek anesteziolog në Gjermani, thotë se numri I të prekurve në këtë shtet momentalisht ka kaluar 6 mijë. Sipas tij çdokush që ka ardhur nga ndonjë shtet ku ka të prekur është I detyruar të qëndrojë në vet izolim, përndryshe u shqiptohet gjobë madje deri në 5 mijë euro. Shteti Gjerman, sipas tij, momentalisht po bën përpjekje maksimale që të parandalojë intensitetin e infektimit.