Copyright © www.strugapost.com
Kush esht me i rrezikshem? Pakujdesia jon ose COVID 19?
Nga 8 dhjetori ne Wuhan te Kines filluan te paraqiten pacient me pneumoni.Te shumtit e ktyre pacienteve jetonin prane nje Marketi peshku ku gjithashtu jane tregtuar edhe gjitar. Ne 7 janar u identifikua se shkaktare per kete pneumoni ishte virusi SARS-CoV 2 dhe semundja u quajte COVID-19.
Çfare jane Coronaviruset ?
Kemi kater lloje te Coronaviruseve qe jane endemike, dhe me keto emra:
HCoV-NL 63, HCoV -229E,
HCoV-HC43, HCoV-HKU1
Pra eshte shume interesante se nga keto kater viruset gati çdo njeri nga ne çdo dy vjet mund te ket qën i infektuar.
Por nuk duhet qe ta ngaterrojme me Virusin aktual SARS-CoV-2 (COVID 19).
Por, a kemi pasur Infektim ose pandemi nga
Virusi SARS-CoV ?
Po, dhe kjo tani eshte hera e trete e infektimit.
-hera e pare ne vitin 2003 nga Virusi SARS-CoV ( HongKong, Singapur..)
-hera e dyte ne vitin 2012 nga virusi i quajtur MERS-CoV ne vendet Arabe
-dhe tani nga virusi SARS-CoV-2.
Por si u zhduken ato?
Nga viti 2004 nga virusi SARS-CoV nuk ka me asnje rast te paraqitur.
Por pse nuk ka me asnje rast te paraqitur dhe si u zhduk?
-Ky virus vendosej thelle në mushkeri dhe personat e infektuar mund te infektonin perafersishte vetem nje person, dhe nese personi i infektuar mbahej ne karantine nderpritet menjeher mundesia per infektim te personant e tjere.
Ku esht dallim nga Virusi i tanishem
SARS-CoV 2?
-Dallimi esht se ky Virus SARS-CoV-2 (Covid 19) vendoset ne hund dhe nje person i infektuar mund te infektoje shume persona dhe ka nje DINAMIK shume te shpejte te infektimit.
Por sa i rrezikshem esht ky Virus dhe sa Vdekjeprures?
-Vdekshmeria nga ky Virus deri ne dt. 15.03.2020 ne Gjermani esht perafersishte 0,2% , e marre nga Instituti Robert Koch. Pra nese e krahasojme me Pandemin e Gripit te vitin 1957 dhe 1967 ku vdekshmeria ishte 0,3%-0,7%, i bie që ky virus ka vdekshmeri te njejte gati si nje grip normal.Pra MOS U TREMB NESE INFEKTOHESH.
Por perseri vazhdon e njejta pyetje sa i rrezikshem eshte ky virus dhe pse?
-Rreziku tek ky virus eshte se ka nje DINAMIK TE SHPEJTE te infektimit.Per nje kohe shume te shkurter mund te kemi shume persona te infektuar. PRA NJE PERHAPJE TE SHPEJT DHE TE PAKONTROLLUAR NUK MUND TA PERBALLOJE ASNJE SISTEM SHENDETSOR NE ASNJE VEND TE BOTES.
Qe te mos perseriten ngjarjet e Kines dhe Italis merr kete veprim:
nese dyshon se je i infektuar ose ndjen shenjat klinike te nje gripi si gjithmone , MOS VRAPO TE SHKOSH SA ME SHPEJT NE SPITAL OSE TE MJEKU, sepse nga studiemet e deri tanishme 80 % e te infektuarve e kalojne shum lehte, plus tani eshte shume i perhapur edhe gripi sezonal. Sepse Klinikat,Spitalet dhe personeli mjeksor do te kete nevoje qe tju jap trajtimin e nevojshem personave në gjendje te rend si dhe te semureve nga semundje te tjera.
Rreziku i keti virusi vjen nga: perhapja e shpejte dhe e pakontrolluar qe ka mundesi te sjell nje numer te madh te pacienteve per nje koh te shkurter ne spital.Pra PAKUJDESIA JONE mund te na sjelle shum probleme.
Prandaj RRINI NE SHTEPI DHE KUJDESENI PER FAMILJEN.
BZgA në Gjermani keshillon: trajtim shtepiak sikurse nga gripi normal, distanc 1-2 m nga personat e infektuar, higjiene te duarve, shmangje e takimeve me shum persona, gjithashtu nese je i semur rri ne shtepi dhe kujdesu mos Infektosh te tjeret.
Diagnostikim:
PCR pozitive ne Hund esht shum senzitive deri ne diten e 7 nga fillimi i simptomave, se pas diten se 7 në hund esht negative,sepse virusi nuk ndodhet me ne hund..
Ju uroj dite te mbara ne shtepi, se un per vete neser jam ne pune 😊
Copyright © www.strugapost.com