Sektorit për Punë të Brendshme Ohër – Lajmërim

Më 14 Mars 2020, me iniciativë e marrë nga SPB Strugë, në fshatin Labunishtë të
Strugës, oficerë të policë zhvilluan një takim pune me anëtarët e Grupit Këshillimor
të Qytetarëve dhe Kryetarët e komuniteteve lokale nga fshatrat Labunishtë, Oktis,
Podgorcë, Borovec dhe Jabllanicë. Takimi ishte me qëllim informues dhe
parandalues në lidhje me situatën aktuale me shfaqjen e virusit COVID-19, situatë e
deklaruar krize në bashkitë Dibër dhe Qendrën Zhupë, si dhe marrjen e masave për
mbrojtjen e të gjithë zonës nga virusi korona.
Në takimin e punës, pjesëmarrësve edhe një herë ju theksua pë nevojën e zbatimit të vazhdueshëm të masave për të
parandaluar futjen, përhapjen dhe shuarjen e koronavirusit, masa të ndërmarrë nga Qeveria. Theks i veçantë u vu në nevojën për të përmbushur rekomandimet e izolimit 14-ditor të personave që vijnë nga vendet me rrezik të lartë, me theks të veçantë për italianët. Është rëne dakort për koordinim të zgjeruar të kryetarëve të lagjeve me oficerët e policisë për të identifikuar saktësisht individët që kanë ardhur nga vendet me rrezik të lartë ditët e fundit, me udhëzime dhe sugjerime për zbatimin e vazhdueshëm të rekomandimit të izolimit 14-ditor për vetë-izolimin në shtëpitë e tyre. Është rënë dakord që personat e tillë të bëjnë një kontakt të detyrueshëm telefonik me Qendrën e Shëndetit Publik të Ohrit në celularin 070-723-029. Në rast nevoje për informacione të mëtejshme, të gjithë personat juridikë dhe fizik mund të telefonojnë policinë në numrin e telefonit 192 dhe të ndjekin me përpikshmëri udhëzimet e oficerëve të policisë. Të gjithë ata që shkelin rekomandimet do të sanksionohen sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Penal.
Zëdhënse e Sektorit për Punë të Brendshme Ohër Merlina Islami