
BRENGË
Malli rri varur
në gozhdë të ndryshkur
shurdhër rri te pragu i derës.
Loti ka ngrirë
mbi qerpikë.
Syri nuk sheh një fëmijë
e veshi se dëgjon
simfoninë më të këndshme
të kësaj Ditë Vere
Ciu ciu ciu ciu…
S’ka aromë kukureku roj
s’ka degë thane te pragu i derës
as degë dushku
e dushk po bëhemi!
Epidemia e mërgimit
përzuri zogjtë e shpipes
O lum poeti!