
K Ë N G Ë D I T Ë V E R E
*(Ky pazari i Strugës)
Ky pazar´ i Strugës,
basmat bukuri´;
pritmë se jam rrugës,
rrugës për tek ti.
Unë mbeta pas teje,
ti s´më shef me sy ;
me diellin pas reve,
ngriva un´ pa ty.
Nesër është ditë vere,
dielli na buzëqesh;
vishe moj sheqere,
fundin bojë presh.
Nd´Orit do të vemi,
bashkë deri vonë;
me syt´ nga liqeni,
dashuria jonë.