Dr.Ibrahim Temo (1865-1945)-figurë e madhe e kombit
Viti 2020 bashkon në një të vetme dy skajet e jetës së tij,155-vjetorin Jubilar të lindjes dhe 75-vjetorin e vdekjes së dr.Ibrahim Temos,këtij veprimtari të dalluar dhe personaliteti të shquar të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.fati i tij ishte thuajse i njëjtë me atë të mjaft bashkëatdhetarëve të tjerë.
Lindi në atdheun e tij,në Strugën e bukur, siç pëlqente ta quante qytetin e vet të lindjes.U lind më 21 Mars 1865 dhe vdiq në mërgim,larg mëmëdheut që e donte aq shumë.Ai vdiq në 5 Gusht 1945 në Mexhidie afër kostancës në Rumani.
Fëmijërinë e kaloi këtu në Strugë, në lagjen e atëhershme “Mustafa Çelebi”. Ishte i biri i Murat Sojliut (Bakallit) dhe u formua n dhe u formua në mjedisin familjar dhe qytetar me dashuri për vendlindjen dhe atdheun e tij.Me dhjetra vite i kaloi në emigracion, larg Strugës dhe atdheut të tij,ku përjetoi ngjerje të shumta e vendimtare për fatin e Shqipërisë.Ishte edhe vet protagonist i disave prej tyre dhe mbeti në të gjitha këto rrethana kthesash të mëdha atdhetar i vërtetë.Ishte krenar për origjinën e tij shqiptare.Këtë e dëshmon në një nga letrat e tij të vitit 1937,kur ishte 72vjeç dhe në të cilën i shkruante kështu njërit prej personaliteteve të shquara kombëtare të kohës: “Jam bir shqiptari nga Struga mbi Drin,ku kam lindur në vitin 1865″.
Edhepse u shkëput shumë shpejtë nga vendlindja,ai nuk do ta harronte kurrë “qytetin buzë gjolit” siç e kishte bë rë zakon ta quante Strugë.
Ibrahim Temo ka hyrë në histori si një figurë e gjithëanshme që rrallë ndeshet në historinë e popujve.Ishte demokrat-revolucionar i përmasave të gjëra që i kaloi kufijtë e kombit të vet,madje edhe ata ballkanikë dhe Peandorisë Osmane. Temoja studioi në Stamboll brenda viteve 1884-1895 dhe u dallua si njëri nga themeluesit e organizatës përparimtare “Bashkim e Përarim”(1889) bashkë me Dervish Himën.Ishin,dashuria për lirinë,urrejtja për despotët e tiranët,por veçanërisht dëshira e zjarrtë për ta parë Shqipërinë të lirë e të pavarur,ato që e bënë Ibrahimin të angazhohej politikisht.Për veprimtarinë e tij revolucionare Ibrahim Temo u burgus dhe më pas u dënua me vdekje në mungesë nga Porta e Lartë.I përndjekur nga regjimi u detyrua të largohet me gjithë familjen nga Turqia në Rumani në vitin 1895 ku vazhdoi të punojë në të mirë të lëvizjes së Turqve të rinj dhe sidomos për lëvizjen Kombëtare Shqiptare.U shqua si veprimtar i shoqërive patriotike shqiptare të Rumanisë,u dha një ndihmesë të madhe për luftën për çlirimin e Shqipërisë nga zgjedha osmane.Mri pjesë në hartimin e peticioneve e memorandumeve dërguar Prtës së Lartë dhe Fuqive të Mëdha nga shoqëritë patriotike shqiptare të Bukureshtit dhe kolonive tjera të mërgimit në vitet 1896-1906, ku këkohej autonomia e Shqipëisë dhe ruajtja e tërësisë së trojeve shqiptare nga rreziku i copëtimit.
Pas shpalljes së “Hyrijetit” më 1908 iu kundërvu politikës antishqiptare të xhonturqve dhe hyri në konflikt me ta.Më 1912 gjatë zgjedhjeve të reja në Parlamentin Turk qarqet atdhetare shqiptare e propozuan për deputet.Pas Shpalljes së pavarësisë u vu në mbrojtje të shtetit shqiptar.Së bashku me atdhetarët tjerë të kolonisë shqiptare të Rumanisë u drejtoi Fuqive të Mëdha një varg protestash për mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar dhe tërësisë tokësore kundër lakimive të shteteve shoviniste fqinje.Në vitin 1914 dr.Temo erdhi në Shqipëri si mjek në krue të një ekipi sanitar për të luftuar malarjen.Ka hartuar një varg memorandume e protesta individuale e kolektive dhe ua ka dërguar forumeve ndërkombëtare ku ka theksuar padrejtësitë historike ndaj popullit tonë.Ngriti zërin kundër copëtimit të territoreve shqiptare që ishte një akt i pashembullt në Europë.Temoja mori pjesë në Konferencën e Paqes në Paris (1919) si delegat i kolonisë shqiptare të Rumanisë,ku mbrojti sovranitetin e shtetit shqiptar dhe ngriti zërin kundër padrejtësive të mëdha me coptimin të rëndë territorial të atdheut.
Si revulicionar demokrat,si diplomat,si mendimtar i Rilindjes Kombëtare,si shkrimtar e publicist dr.Ibrahim Temo la një trashigimi të begatshme për njohjen e një epoke të tërë të historisë të kombit shqiptar.Ne dhe brezat që do të vinë kemi për detyrë t’ua bëjmë të njohur veprimtarinë dhe kontributin e kësaj figure poliedrike e kombëtare.
Dr.Ibrahim Temoja ndërroi jetë në moshë 80-vjeçare.Pushoi kështu zemra e atdhetarit të zjarrtë e cila nuk u lodh së rrahuri tërë jetën për atdheun.Në varrimin e tij në Mexhidije morën pjesë shumë shqiptarë të Rumanisë,rumunë e turq. Para varrimit sipas dëshirës së tij në vend të bezes së bardhë(qefinit) u mbulua me flamurin kombëtar.Ai ka lënë një amet që shpreh dëshirën tij që eshtrat t’i prehen në vendlindje te “kasabaja e tij buzë gjolit” në Strugë.
Struga dhe Struganët duhet të krenohen që kanë pasur një bashkëvendas të tillë siç ishte Ibrahim Temo.Në vitin 2020 kur bashkohen në një dyskaje të jetës së tij përvjetori i 155 i lindjes dhe 75-vjetori i vdekjes ne bashkëqytetarët e tij duhet ta përkujtojmë me respektin më të lartë veprën e këtij kolosi të Rilindjes Kombëtare.
Prof. Dr. Nebi Dervishi