BIMA MJEKËSORE
Lycium barbarum – Goxhi
Prof. Dr. M. Musai
Është bimë e familjes Solanaceae, bimë shkurre drurore, e cila rritet deri në 3 m, ka pamje të shkurrës. Këtë bimë më shumë e kan përdorur popujt e Azisë, kurse në Europë për herë të parë ka filluar të kultivohet dhe të përdoret prej shek. të XVIII në Angli. Bima u përshtatet edhe vendeve tona, të cilat janë humusore dhe kanë pozicion gjithë ditën ndaj Diellit. Goxhi mbjellet për nevoja individuale, familjare, por mundet të mbjellen edhe në oranzheri të tëra.
Karakteristikat e përgjithshme të bimës Goxhi:
Goxhi rritet në ato toka të cilat kanë aciditet 6.5 pH, poashtu gjatë muajve të verës, disa herë sipas evojes duhet me e uit. Goxhi ka veti të rritet shumë shpejt, poashtu ban shumë frute të cilat kanë nevoj për ujë dhe pleh organic, pra toka duhet të jetë mirë e plehruar me pleh të stallës por pleh i regjur i vjetër. Mbjellet në këto dimenzione 40 x 40 x 40 cm, për nevoja familjare, kurse për sipërfaqe të mëdha duhet mbjell me ato kushte që mund të përdore mjetet agroteknike. Fidanet mbjellen në vjeshtë edhe në pranver me gropa të cilat mbushen me pleh të djegur, pastaj kur mbjellet fidanja aty vendoset një shkop për të cilit në pranver do të lidhet bima gjatë gjithë vegjetacionit.
Lulet e saja kanë ngjyrë të vjollcës, kultivohet edhe në hapësirën e Ballkanit por me du lloje, Lilium barbarum dhe Lylium chinense. Por më e përkapshmja është Lylium barbarum.
Origjina e kësajë bime është diskutabile shumë mendime ka se ajo ka origjinë prej Himallajeve. Frutet e saja kanë ngjy të kuqe të thekësuar, kanë madhësi 1 deri 2 cm. Përdorimi haet si frut i njomë dhe i thatë, për mjekim duhet ngrën 10 deri në 30 gr. Bima lulëzon prej muajit qershor korrik dhe gusht kurse frutat mblidhen gjatë muajve shtator dhe tetor.
Prej frutave të Goxhit bahen lëngje, sirupe të ndryshme, likerë të ndryshëm, çaj, fruta jogurte, por në kuzhinë shpesh përdoret për tja shtu dhe rrit vlerën sallatave. Kjo bimë në popullatën tonë shqiptare ende nuk ka gjetur përdorim dhe nuk njihet. Goxhi është bimë medicinale, ushqyese dhe që ka vlera të mëdha shëndetësore. Shtetet me ekonomi të zhvilluar këtë bimë e quajnë diamanti i kuq.
Frutet e Goxhit mundësojnë këto shërime shëndetësore:
- Ngadalëson proçesin e plakjes,
- Lëkurën e mban të but dhe i jep pamje të shkëlqyesheme,
- E rrit sistemin imuno – biologjik,
- Pengon leukeminë dhe paraqitjen e karcinomeve të tjera,
- Organizmit i jep fuqi dhe energji të mjaftueshme,
- Parandalon dhe i mjekon sëmundjet e zemrës, poashtu edhe të enëve të gjakut,
- Përmirëson qarkullimin e gjakut, në gjithë organizmin,
- Ka veprim antibakterial, dhe veti kundër ndezjeve,
- Përmirëson cilësinë dhe lëvizjen e spermatozoideve për fekondim,
- Përmirëson cilësinë e frytnimit te gratë të cilat kanë probleme me shtatzani,
- Përmirëson të pamurit, te ata persona të cilët kanë probleme me syt,
- I mbron njerzit prej mosparaqitjes së sëmundjes së sheqeri Diabetis melitus,
- Pastron mëlçin prej mjeteve toksike dhe largon tepricën e yndyrës,
- Shërben si mjet afrodizijak për ata persona të cilët kanë probleme me impotencë,
- Goxhi është bar mjekues dhe ushqyes për jetëgjatë,
- Fruti i goxhit ka mbi 21 minerale dhe shumë lloje të vitaminave.
Për ta kuptuar se cila bimë është Goxhi do të postoj disa foto, të lules dhe frutit.
Për gjithë ata të cilët kanë nevojë për shërim dhe mjekim, është mirë të fillojnë ta kultivojnë
- Pamja e jashtme e goxhit,
- Goxhi njivje[ar,
- Dega dhe lulja e goxhit,
- Lulja e goxhit,
- Pa mbaruar njëra gjenerat, vazhdon tjetra.
- Madhësia e frutaeve të goxhit dhe ngjyra,
- Pamja natyrale e goxhit,
- Goxhi mbjellur për nevoja familjare,
- Frutet e goxhit të mbledhura,
- Terja e fruteve të goxhit.