
Pesë medalje per K.K “Drini” nga Struga
Ditën e shtunë (07.03.2020) në Shkup, u zhvillua Kampionati i Karatesë për fëmijë 10-14 vj. Në këtë kampionat, morën pjesë 53 klube, me 428 sportistë. Ky kampionat njëkohësisht ishte edhe kualifikues per kampionatin Ballkanik, i cili këtë vit do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë.
Klubi i karatesë “Drini” nga Struga, u paraqit me pesë sportistë, duke u stolisur po me pesë medalje, nga të cilat: një medalje ari, dy medalje argjenti dhe dy medalje bronzi.
Me medalje ari u stolis, Arijon Dauti (të lindur 2009, në kategorinë +50kg). Duhet theksuar se A. Dauti ishte debutues në këtë kampionat në diciplinën kumite dhe me meritë u shpall Kampion i shtetit.
Me medalje të argjentë, u stolisën vëlla e moter Pasho (2007, -45kg) dhe Gresa Mustafai (2006, +54kg) të cilët treguan formë të shkëlqyer, këtu duhet dalluar Gresën e cila dy ndeshjet e para i fitoj me rezultat maksimal 9:0, por të pa fat në ndeshjet finale.
Me medalje të bronztë u stolisën Drini Hajredini dhe Velerda Seferi.
Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e sportisteve tanë, shpresojmë në rezultate edhe më të larta në të ardhmen.
Duhet theksuar se të pestë sportistët tanë, fituan të drejtën për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Ballkanik.


