Shoqata e Pensionistëve të Arsimit Shqip për Strugë – Informon Resul Bekteshi
ata e Pensionistëve të Arsimit Shqip për Strugë dhe Ohër m[ 6.03.2020 ne Lokalet e Kuvendit të Komunës, mbajti takim të rregullt me të gjithë pensionistët e arsimit që me dekada kanë bartur peshën e rëndë të arsimit, duke edukuar dhe arsimuar gjenerata të tëra të nxënësve shqiptarë.
Në takim u shtjelluan dhe u referuan tema që me vite dhe shekuj kanë përcjellur arsimin shqip në Maqedoninë Veriore dhe më gjërë.
Temat që u referuan ishin :
1.Roli i mësuesit shqiptar dje dhe sot, referues : Mevlur Lloga,
2.Mjetet e medias dhe roli i tyre në edukimin dhe arsimimin e nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm, referues: Muhamet Borova,
3.Migrimi si fenomen në shoqërine shqiptare, referues: Resul Bekteshi.
Në takim ishin të ftuar edhe drejtorë aktual të shkollave fillore dhe të mesme të Strugës dhe shumë përfaqësues të tjere:pedagogë, socilogë, punëtor shkencor dhe përfaqësues nga Komuna e Strugës.
Pas referimit u zhvilluar një bisdë e gjërë rreth temave që u referuan dhe kështu tubiti mori karakterin e një Tryeze të rrumbullakët.
Për nder të 7 marsit – Ditës së mësuesit shqiptar, Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramiz Merko në bashkëpunimin me Shoqatën e Pensionistëve të Arsmit Shqip për Strugën, të gjithë pensionistevë u ndau MIRËNJOHJE për kontributin e dhëne dhe punën e tyre të palodhur në fushën e arsimit dhe edukimit të shumë gjeneratave.
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Arsimit Shqip, falenderoi Kryetarin e Komunës për ndihmën dhe përmbajtjen që je për realizimin e programës së Shoqatës.
Kryesia e Shoqatës falënderon edhe pronarin e Kafeterisë ART Kafe për koktejin që shtroi për të gjithë pjesëmarrësit në atë eveniment kushtuar Ditës së Mësuesit