(nderojmë dhe kujtojmë prof Minir Reçin)
Me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit, përpos shumë mësimdhënësve dhe profesorve që duhen të kujtohen dhe nderohen, po ashtu ka edhe një emër mjaft me rëndësi në Strugë dhe rrethinë i cili me rastin e kesaj dite të shënuar por edhe ditëve dhe përvjetorëve tjerë duhet kujtuar dhe nderuar, bëhet fjalë për Profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe z Minir Reçi !
Minir Reçi lindi në Dollogozhdë më 10.05.1952 shkollën fillore e kreu në Dollogozhdë, të mesmen në Strugë dhe fakultetin e degës së gjihës shqipe dhe letërsi në Shkup!
Pas Diplomimit ai punësohet në Shkollën e Mesme ,,Vëllezërim Miladinovci,, në Strugë në vitin 1976! Ai e mori shum me zell dhe përkushtim punën e arsimit për të shpërndarë dijen dhe kulturen! Miniri, ishte shum komunikativ si me nxënësit ashtu edhe me kolegët!
Miniri përpos arsimit mirrej edhe me sport ai ishte anëtar i Kryesisë së Klubit Futbollistik ,,Vllaznimi,, të Dollogozhdës poashtu edhe anëtarë i Kryesisë së SHKA ,, Besa,, Dollogozhdë!
Profesionin e mësimdhënësit e ushtroi në një kohë të vështirë për shqiptarët por falë zgjuarsisë dhe vendosmërisë së tij ai e përballoi atë situatë! Miniri ishte një qiri i ndezur që e frynin erërat e fuqishme nga gjitha anët, por ai nuk u shua, vazhdoi të edukoi dhe mësoi qindra e qindra nxënes!Një sëmundje e pashërueshme e shoi atë qiri që nuk e shuan furtuna të ndryshme!Do të ngel gjithmon në zemrat dhe kujtesën e mirë për të gjithë kolegët dhe nxënësit e vet!
Lavdi jetës dhe veprës së Profesor Minir Reçi
Kujton Agim Dauti