SAGA PËR MËSUESIN!
Misionet e mëdha kërkoj zemër të madhe,kërkojnë durim të madh,kërkojnë dashuri të madhe. Të jesh mësues do të thotë të kesh mision të madh.Kush nuk e njeh rolin e mësuesit, ai nuk e njeh të vërtetën.Në “botën mashtruese” vetëm një persnon i mer gjërat me zemër dhe sinqeritet,ai është dhe ka qenë mësuesi yt.Edhe në vetmin më të madhe mësuesi me mendimet e tij shoqërohet dhe jeton per nxënësit –studentët e tij.Sikurse arqitekti i cili “gërmadhat i bën të bukura”,ashtu edhe mësuesi është “arqitetikti” që te fëmija e ndërton “bukrinë shpirtërore” e stolis me dituri dhe edukatë.Pa mësuesin morali shoqëror do të ishte jofunksional dhe joracional,ai të padobishmit i bën të dobishëm.Ai praktikisht e shkruan dramën e jetës të fëmijës në esencën e të cilit zhvillohet liria dhe kreativiteti.Madhështia e mësuesit nuk është tek pririja e tij kah afirmimi,por te mundësia e zgjedhjes të vlerave më të mira që njeriut i japin besim dhe forcë.Ky është ligji në etikën e mësuesit, mendja e të cilit i ngjan një “univerzumi” që i mban frytet nga të cilat zhvillohet shoqëria dhe civilizimi,frytet që i hapin horizontet e progresit. Sistemi “komunist” kishte shum gjëra negative,por dinte ta vlersoj mësuesin.Mësuesi ishte mbi presidentin, presidentit i drejtoheshim me fjalën “ shoku president”, kurse mësuesit me fjalën “zotni”, zotni mësues,”zotni Nexhat”,z-nja Shpresa”, “z-nja Zeliha….Ajo që mësuesin-sen, e bën të lumtur nuk është jeta e tij,por suksesi i nxënësve të tij (të saj). Kush e ka kët ideal,përveç mësuesit, i cili sot është i diskredituar.Sot autoriteti i mësusit është vendosur në “deponin” e gjërave të pavlefshme.Por, edhe për kundër kësaj, ekskluziviteti i tij qëndron që me shum devotshmëri e kryen “misionin” për cilin është thirur.Edukata pa mësuesin është e shprazët,dituria pa mësuesin është e rrezikshme, vlerat pa mësues-sen bëhen antivlera. Mos e haroni mësusesin-sen, ato janë “profetët” e civilizimit!