D Ë SH I R A I M E . . . – Irmi Demisai nga Struga

D Ë SH I R A I M E . . .

[Life Long Learning]

Kur isha unë i vogël e kisha një dëshirë,

që të bëhem një mësues shumë i mirë;

E imagjinoja shpesh atere vëllanë tim,

si dilte para nxënësve me zell e besim.

Nuk kisha ndonjë ëndërr më të madhe,

se dëshiroja të hy dhe unë në atë valle.

Por, ja që mësuese u bë dhe motra ime,

dhe kjo e ndryshoi disi at´ ëndrrën time.

M´u dukën mjaft dy mësues´ në një derë,

dhe vendosa të mbetem nxënës përherë.

Dhe, sic e dini, e zgjodha një profesion,

ku udha e dijes vazhdon e nuk mbaron.

Piramida e jetës në majë e paska dijen,

por dija e ve një shkallë më lart fëmijën.

Se rinia e con më tej stafetën shkencore,

në udhën e gjatë të ekspeditës njerëzore.

[idem@isai]