Historia e profetit Hud a.s (shkrim i gjat po ja vlem me lexu)
Një nga fëmijët e Nuhut a.s, ishte dhe Sam, prej të cilit rridhnin arabët dhe hebrenjtë. Një ndër pasardhësit dhe pinjollët e Sam, ishte Hudi a.s. Emri i tij ishte Hud, biri i Abdullahut, biri i Rebah, biri i Xharud, biri i Ad, biri i Aus, biri i Irem, biri i Sam, biri i Nuhut a.s. Shpesh herë, populli i Hudit a.s, njihen edhe me emrin Ad dhe Irem, për shkak të gjyshërve të tij Hudit a.s.
Populli i Hudit a.s jetonin në një rajon që njihej me emrin Ahkaf, emër të cilin e ka marrë dhe një nga suret e Kuranit fisnik. Vetë fjala Ahkaf, do të thotë duna rëre. Ahkaf ndodhej në Jemen, mes Omanit dhe Hadramaut, në një vend që shtrihej mbi det dhe që njihej me emrin Shihr. Thotë Zoti në Kuran:”Kujtoje vëllanë e fisit Ad (Hudin), kur e paralajmëroi popullin e vet në Ahkaf.”(Ahkaf, 21)
Kjo popullatë, ndërtimin e shtëpive e kishin kthyer në art. Shtëpitë e tyre të preferuara ishin çadrat, por që nuk ishin aspak të zakonta. Ato ishin shumë të mëdha dhe plot dekoracione.
“Vallë, a nuk e di ti se çfarë ka bërë Zoti yt me fisin Ad, banorë të Iremit me pallate shumështyllëshe, të atillë që nuk janë krijuar askund tjetër në tokë si ata?!” (Fexhr, 6-8)
Ata ishin mjeshtër të ndërtimit të shtëpive, rrugëve, fshatrave e qyteteve. Në vendet e sheshta, ata ndërtonin dhe banonin në çadra. Kurse në kodra e male, ndërtonin pallate dhe shtëpi të larta. Rrugët e qyteteve të tyre ishin të gjera dhe të bukura. Disa thonë që për dekoracionet e mureve përdornin flori dhe argjend, por këtë veç Zoti e di më mirë. Një zhvillim i tillë nuk është parë në asnjë vend tjetër, gjë e cila theksohet edhe në Kuran, në ajetin e lartpërmendur.
Gjuha që fliste populli i Hudit a.s, ishte arabishtja. Vetë Hudi a.s ishte arab, gjë e cila ceket në një hadith të transmetuar nga Ibnu Hibani, sipas të cilit, Profeti a.s po i fliste Ebu Dherit mbi profetët e Zotit. Veç të tjerash, ai i thotë:”…Katër prej tyre janë arabë, Hudi, Salihu, Shuajbi dhe Profeti yt o Ebu Dher.”
Arabët që ekzistonin para profetit Ismail a.s, njihen ndryshe si arabët arabizues, ku ndër më të njohurit janë fiset Ad, Xhurhum, Themud, Umejm, Medjen, Kahtan etj…
Kurse arabët e arabizuar, janë ata që erdhën pas profetit Ismail a.s. Vetë profeti Ismail a.s nuk ishte arab, por nga Kenani. Kur babai i tij, Ibrahimi a.s e la në Meke dhe u rrit mes arabëve, ai e mësoi arabishten shumë mirë, madje ishte më orator dhe i ditur se vetë arabët.
Pas tufanit që goditi tokën dhe shkatërroi njerëzimin, ato pak njerëz që shpëtuan bashkë me Nuhun a.s, filluan të shtohen. Ata banonin në veri të Shamit (Lanton), ose më saktë në jug të Turqisë. Që andej, ata filluan të shpërnguleshin në Sham, në Gadishullin Arabik, ku fisi Ad arritën në jug të Gadishullit Arabik. Vlen të theksojmë se të gjithë ishin monoteistë, adhuronin dhe besonin vetëm një Zot. Por me kalimin e kohës, tek fisi Ad filloi të përhapej sërish idhujtaria. Ata ishin të parët që filluan të adhurojnë idhujt pas tufanit të Nuhut a.s.
Përveç se ishin të aftë dhe mjeshtër në ndërtim, Zoti u kishte dhënë dhe fizik të madh, gjë e cila përmendet dhe në Kuran. Interpretuesit e Kuranit, i përshkruajnë me lëkurë të bardhë, të gjatë dhe të bëshëm. Thotë Zoti në Kura:”Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses!” (Araf, 69)
Zoti cek në Kuran, edhe zhvillimin në ndërtim të këtij populli. Thotë Zoti në Kuran, në gjuhën e profetit Hud a.s:”A mos vallë në çdo kodrinë po ngrini përmendore, për t’u tallur, dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni gjithmonë?” (Shuara, 128)
Duke qenë se ndërtonin përmendore, pallate e vila në male, Hudi a.s u thoshte:”Përderisa banoni në fusha, përse ndërtoni vila e pallate në kodra e male?!”
dhe ngrini pallate, sikur do të jetoni gjithmonë? Edhe kur përdorni forcën, e shfrytëzoni atë si tiranë. Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua! Frikësojuni Atij, i Cili ju ka dhuruar ato që i dini: ju dhuroi juve bagëti dhe fëmijë, edhe kopshte, edhe burime.” (Shuara, 128)
Popullit të Adit a.s nuk i mungonte asgjë, por nuk e falënderonin Zotin e lartësuar për mirësitë që kishte derdhur mbi ta. Sikur të mos u mjaftonte kjo, ata filluan të tregohen arrogantë dhe mendjemëdhenj. Thotë Zoti i lartësuar në Kuran:”Sa i përket fisit Ad, ata u treguan arrogantë në Tokë dhe, pa kurrfarë të drejte, thoshin: “Kush është më i fortë se ne?” Vallë, a nuk e dinin ata se Allahu që i kishte krijuar, është më i fuqishëm se ata?! Kështu, ata i mohuan shpalljet Tona.” (Fussilet, 15)
Si rezultat i mosbesimit të këtij populli, Zoti i lartësuar dërgoi profetin Hud.
Fisit Ad i dërguam vëllain e tyre – Hudin. Ai tha: “O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër përveç Tij. A nuk po i ruheni dënimit?” Paria e popullit të tij që nuk besonte, tha: “Ne shohim tek ti mendjelehtësi dhe mendojmë se je gënjeshtar”. Ai tha: “O populli im! Unë nuk jam mendjelehtë, por jam i dërguar nga Zoti i botëve. Unë ju sjell shpalljet e Zotit tim dhe jam këshilltar besnik. A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj t’ju vijë nëpërmjet një njeriu prej jush, i cili ju tërheq vërejtjen? Kujtoni që Ai ju bëri zëvendës pas popullit të Nuhut dhe ju dha trup e fuqi të madhe. Kujtoni dhuntitë e Allahut, në mënyrë që të keni sukses!” (Araf, 65-69)
Hudi a.s ua kujtoi mirësitë dhe begatitë që u kishte dhënë Zoti, por ata as që ia vinin veshin.
“Fisit Ad (Ne i dërguam) vëllanë e tyre Hudin. Ai tha:“O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni Zot tjetër përveç Tij; ju jeni vetëm trillues.” (Hud, 50)
O populli im! Unë nuk kërkoj nga ju shpërblim për këtë. Mua më shpërblen vetëm Ai që më ka krijuar! A nuk kuptoni?! O populli im! Kërkoni falje nga Zoti juaj dhe kthehuni tek Ai të penduar, se Ai do t’ju sjellë shi të begatshëm dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj. Mos u shmangni prej Atij duke qenë keqbërës!” (Hud, 50-52)
Me gjithë tentativat e Hudit a.s, ata vazhdonin me idhujtarinë e tyre. Në vend që ta besonin Hudin a.s, popullata filluan të tallen dhe ta ofendojnë. Ata i thanë:”
“Paria e popullit të tij që nuk besonte, tha: “Ne shohim tek ti mendjelehtësi dhe mendojmë se je gënjeshtar”. (Araf, 66)
Ata thanë: “O Hud! Ti nuk na ke sjellë kurrfarë prove të dukshme për fjalët e tua, ne nuk do t’i braktisim zotat tanë dhe nuk të besojmë ty! Ne themi vetëm se ty të ka goditur ndonjë e keqe nga zotat tanë”. (Hud, 53-54)
Duke qenë se ti i shan zotat dhe perënditë tona, ata janë hakmarrë dhe të kanë çmendur.
“Por paria e popullit të tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin në botën tjetër dhe, së cilës, i kishim dhënë të mira në këtë botë, tha: “Ky është vetëm njeri si ju, ha nga ato që hani edhe ju dhe pi nga ato që pini edhe ju! Nëse ju i bindeni një njeriu si ju, me siguri, do të jeni të humbur! A ju premton ai që, kur të vdisni e të bëheni pluhur dhe eshtra, do të ringjalleni vërtet?! Sa premtim qesharak që është! Nuk ka jetë tjetër përveç jetës së kësaj bote, ne jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më. i është vetëm një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun, prandaj nuk i besojmë atij.” (Muminun, 33-38)
Duke parë rezistencën e Hudit a.s dhe pasionin e tij për t’i këshilluar, i thanë:
“Ata thanë: “Për ne është njëlloj: na këshillove ose nuk na këshillove ti. Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë e ne nuk do të jemi të dënuar.” (Muminun, 136-138)
Me këtë rast, Hudi a.s filloi t’i sfidojë, ashtu siç e sfidoi më parë Nuhu a.s popullin e tij idhujtar.
“Ai tha: “Unë kam dëshmitar Allahun, por dëshmoni edhe ju, se unë jam larg nga idhujt që ju i adhuroni në vend të Tij. Të gjithë ju bëni komplot kundër meje dhe mos më jepni afat aspak!” (Hud, 54-55)
Hudi a.s e luti Zotin e lartësuar me fjalët:
“(I dërguari) tha: “O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më akuzojnë se gënjej!”
(Allahu) tha: “Së shpejti do të pendohen!” (Muminun, 39-40)
Si e ndëshkoi Zoti popullin e Hudit a.s?
Ndëshkimi i Zotit për këtë popull ishte me një stuhi ere që nuk ka ekuivalente në gjithë historinë njerëzore. Si fillim, në atë rajon u ndal shiu, gjë e cila shkaktoi një zinxhir pasojash të rënda. Të mbjellat dhe pemët filluan të thahen dhe kafshët filluan të ngordhin. Të gjithë njerëzit prisnin me padurim të binte shi dhe të ringjallej ekonomia. Një ditë, nga larg ata dalluan një re të zezë. Këtë e komentuan si një sihariq të madh, pasi pritej të bjerë shiu aq shumë i shpresuar. Thotë Zoti në Kuran:
“Dhe kur panë një ré që u duk se vinte në drejtim të luginave të tyre, ata thanë: “Kjo re po sjell shiun!” “Jo!” – u përgjigj ai – “kjo është ajo që ju e keni shpejtuar: një erë që mbart një dënim të dhembshëm, që, me urdhrin e Allahut, shkatërron çdo gjë.” E në mëngjes u panë vetëm shtëpitë e tyre të zbrazëta; ja, kështu e ndëshkojmë Ne popullin keqbërës.”(Ahkaf, 24-25)
Gjithçka u rrënua, shtëpitë, fabrikat, pemë e bimë etj… përveç shtëpive që kishin gdhendur në shkëmbinjtë malorë.
“(Mësim ka edhe në historinë) e fisit Ad, kur i dërguam erën shkatërruese, e cila, ngado që kaloi, nuk kurseu asgjë, duke i kthyer në kalbësira.” (Dharijat, 41-42)
“Edhe fisi Ad e quajti gënjeshtar (të dërguarin Tonë), por sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia! Ne u dërguam atyre në një ditë fatkeqe një erë të stuhishme të pandërprerë, e cila i nxirrte njerëzit, sikur të ishin trungje të shkulura hurmash. Eh, sa i tmerrshëm qe dënimi Im pas paralajmërimeve të Mia!” (Kamer, 18-20)
Stuhia i ngrinte njerëzit përpjetë dhe kur i përplaste për ndonjë objekti, ua shkulte kokën nga trupi.
“kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë, të cilën Allahu ua dërgoi atyre shtatë net dhe tetë ditë pareshtur. Atëherë mund t’i vëreje njerëzit të përmbysur si trungjet e hurmave të kalbura. A sheh ndonjë gjurmë të tyre?” (Hakka, 6-8)
Lidhur me profetin Hud a.s, Zoti e shpëtoi nga ky dënim i frikshëm dhe i tmerrshëm. Stuhia e erës rrënonte dhe përpinte gjithçka tjetër, përveç vendit ku qëndronte Hudi a.s dhe ithtarët e tij. Thuhet se ai bashkë me ithtarët dhe ca kafshë, ndodheshin në një vathë.
“Me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Hudin dhe të gjithë besimtarët që ishin me të dhe i asgjësuam ata që i mohuan shpalljet Tona. Ata ishin të gjithë mosbesimtarë.” (Araf, 72)
“Kur erdhi urdhri Ynë, me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Hudin bashkë me besimtarët e tij. I shpëtuam ata nga dënimi i rëndë. Ja, ky ishte fisi Ad. Ai i mohonte shenjat e Zotit të tij, nuk i dëgjonte të dërguarit e Tij dhe shkonte pas urdhrit të çdo keqbërësi kokëfortë. Ata i ndoqi mallkimi në këtë jetë dhe në Ditën e Kiametit. Me të vërtetë, fisi Ad e mohoi Zotin e tij. Qoftë larguar (nga mëshira e Allahut) fisi Ad, populli i Hudit!” (Hud, 58-60)
Hudi a.s bashkë me besimtarët jetuan po në atë rajon. Ai vdiq dhe u varros në Hadramaut.
Përshtati: Elmaz Fida
quot;Por paria e popullit të tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin në botën tjetër dhe, së cilës, i kishim dhënë të mira në këtë botë, tha: “Ky është vetëm njeri si ju, ha nga ato që hani edhe ju dhe pi nga ato që pini edhe ju! Nëse ju i bindeni një njeriu si ju, me siguri, do të jeni të humbur! A ju premton ai që, kur të vdisni e të bëheni pluhur dhe eshtra, do të ringjalleni vërtet?! Sa premtim qesharak që është! Nuk ka jetë tjetër përveç jetës së kësaj bote, ne jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më. i është vetëm një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun, prandaj nuk i besojmë atij.”