Nji nga mendjet ma te shquara qe dallohej për drejtësinë e palëkundur dhe mendjehollësinë e jashtëzakonshme për të pleqëruar raste e mosmarrëveshje të vështira ka qenë edhe Xhemail Abria (1830-1908) nga Abria e Drenicës. Edhe pse asnjëherë nuk ndoqi asnjë lloj të arsimit formal, pati filluar të pleqnojë herët. Xhemail Abria thuhet se ka qenë pjesmarrës në Lidhjen e Prizrenit (1878) e në shumë kuvende më vonë.
Disa fjalë të urta që i ka lënë mes shumë tjerash.
- Fjala n`kambë nuk peshon randë!
- Gratë nuk dolën po i pashë!
- Mos e kapërce masën as për t`mirë, as për t`keq!
- Fjalën e pleqnarit dhe armën e trimit s`ka kush si i nalë!
- Asht zor m`e ba anmikun mik, se mikun anmik e ban kur t`dush!
- Me hasmin duhet me i mat fjalët se preket!
- Tri sene s`duhet me i qeshë: vllaun e keq, gruan e keqe e kojshin e keq!
- Katër sende nuk mund me mi fsheh askush: diturinë dhe budallakun, pasurinë dhe fukarallakun!
- Hoxhë, kno ma shpesh n`qitape, se dijenia pa hyzmet asht si llamba pa gaz, që nihere jep pak dritë, e dikur shymet krejt!
- Kur flet gjuha pa mendue, kryet vec kqyr seri.
- Rrufeja nji godet, por tremb shume te tjere.
Kulturatv.com