NGA NJË TAKIM I KAHMOTSHËM – Tahir Hoda

NGA NJË TAKIM I KAHMOTSHËM

Atdheu im fillon nga VELESHTA jonë!

Lajmi se do të tuboheshim këtu e do vite më parë solli gëzimin tonë si ai i shpërndarjes së misrit për malësorët e Shkodrës së Rozafës.
Takimi ynë do të na kujtonte Nolin e madh për t’u kthyer në atdhe pranë vatrës ku u rrit.

E nga ç’vend do të kthenim ne që prore jemi me Veleshtën se e kemi në zemër në çdo kohë të ditës?

Kudo që shkojmë,ngado që vemë,rrugët tona na çojnë aty te rrënjët e rrapit shekullor -legjendë krenare që diti t’u bëjë ballë të gjitha stuhive ndër shekuj.
Aty fillon atdheu ynë Veleshta krenare.
Ajo legjendë përcillet edhe nga lakmia e të tjerëve që ia kanë zili për të arriturat e saja për çdo ditë.

Dhe nga malli që na djeg për të thënë atë më të mirën që Veleshtës i shkon dhe e meriton,mbetemi pa e thënë të plotë.
Ndërkaq,evërteta për Veleshtën flet vet.Ajo është aty,njëjtë si zoti që kërkonteNaimi poet përmes vargut të tij lirik e s’e gjente dod,sado që ai ishte aty pranë tij.
Të tillët për Veleshtën janë intelektualët,ata që dinë e mund ta njohin.

Arritjet e saj rriten me hovin rinor me vrullin e pashtershëm të çdo veleshtari të të gjitha moshave me moton:
Veleshtari duhet,mundet,di dhe do.Për këtë ai edhe dallon nga shumëkush.
Veleshta jonë e dalë nga xixat e strallit të prinfërve tanë lavërtarë të devotshëm,prore lindën dhe rritën djem e vajza që u përkundën në djepin e gjysheve dhe nënave tona që aq bukur na kënduan ninullat për të na vënë në gjumë me dëshirën që të rriteshim të shëndetshëm për t’u bërë njerëz të librit e të diturisë.

Ato ninulla u bënë frymëzim i vashave shtojzavalle;u bënë mrizi i zanave që u rritën e u kurorëzuan me himnin”Veleshtare moj kokone”.

Ajo ri i u bë fanar udhërrëfimi jo vetëm në fshatrat që na rrethojnë dhe Strugën që kemi pranë,por edhe më gjërë.

Veleshtari gjithmonë diti se ç’duhet të bëjë e ç’rrugë të trasojë.
Ai u bë komisari i dritës së diturisë,penës dhe shkencëd;u bë ylli polar që edi rrugën e vet ndaj atë rrugë e ndriçoi dhe marshoi dyerve të universiteteve për t’i edukuar edhe të tjerër ,me hovin që askush s’ia ndali.
U bë pararendës dhe shembull në çdo pore të jetës,si një panteom i pa thyer para vështirësive të kohëve të vështira,kudo që pati nevojë bashkëkombasi,familja,atdheu i tij edhe përtej kufinjve etnik.

Dua dhe shumë fjalë t’ju them o lexues të respektuar e ju të dashur veleshtarë por druaj mos ju molis ndaj dhe po e ndërpres .

Veprat flasin vet e fjalët e tepërta mbeten pa vlerë kundruall fakteve para të cilave dhe zoti është me ta.