Ditë më parë, dha frymën e fundit Nexhmije Hoxha. Iku duke lënë pas një testament ku e deklaronte veten ateiste, thënë tekstualisht se nuk njihte Zot.
Kjo është dhe sfida më e madhe e mendjes dhe e shprtit njerëzor; ajo se ç’ka pas vdekjes, gjë që lidhet pazgjidhshmërisht me besimin në Zot. Shumë njerëz më gjykim ngushtësisht material, bazohen te materialja për mosbesim – meqë nuk shohin gjë, Zotin pra – por jetojnë me një shpirtin që po ashtu as e prekin e as e shohin, madje as mundet ta artikulojnë si përkufizim se ç’është. E ky shpirt një ditë del, duke e bërë të pamundur riaktivizimin e materiaes – organizmit; punës së organeve dhe trurit.
E te ajo bota pas vdekjes, ndodhet dhe drejtësia hyjnore, ajo që për të cilën shumë njerëz që e urrenin të venë e diktatorit, u zhgënjyen se ajo iku pa u ndëshkuar. Kështu besojnë ata që besojnë…në Zot.
Por cilat janë disa nga përvojat e atyre që kaluan jetën pa Zot, e në çastet e fundit, në atë moment ku thuhet se “bie perdja” e njeriu ballafaqohet me të “vërtetën e mbrame”, thënë ndryshe me atë reale, pa dilema, u ballafaquan me atë që nuk besonin.
Ja disa:
Cesare Borgia (politikan italian, 1475-1507): “Në jetë, unë po përgatitesha për gjithçka përveç vdekjes, dhe tani po vdes dhe nuk jam gati për të”.
Thomas Hobbes (filozof anglez, 1588-1679), tha: “Unë së shpejti do të hidhem në errësirë, dhe nëse do ta kisha të gjithë botën në dispozicionin tim për momentin, do t’a jepja për të blerë vetëm një ditë të jetës”.
Thomas Paine (një aktivist politik dhe revolucionar amerikan i shekullit të 18-të, i cili e deklaroi veten ateist) tha në çastet e fundit: “Ju lutem, mos më lini vetëm! O Zoti im! Do ta jepja gjithë botën dhe më shumë vetëm të shpëtoj veten nga kjo torturë. Jam në prag të ferrit!”.
Sir Thomas Scott (politikan anglez, 1535-1594) tha ndërsa ishte duke vdekur: “Unë nuk besoja në ekzistencën e Zotit dhe ferrit deri para disa çastesh më parë, por tani ndjej se këto janë të vërteta të pakundërshtueshme. Tani jam në prag të ferrit dhe kjo është drejtësia hyjnore.”
Volteri (filozof dhe ateist francez, 1694-1778), duke iu drejtuar mjekut të tij, tha: “Zoti dhe njerëzit më kanë lënë pas dore. Unë do t’ju jepja gjysmën e asaj që zotëroj nëse do më mbanit gjallë për gjashtë muaj. Por ndjej që po vdes dhe të shkoj drejt ferrit! ”
Napoleon Bonaparte: “Po i ktehem tokës, unë perandori më i madh. Ekziston një ndryshim i madh midis humnerës në të cilën po bie dhe parajsës së përjetshme. ”
Francis Newport (politikan anglez, 1620-1708), u tha atyre që ishin rreth shtratit të tij në çastin e vdekjes: “Mos më thuaj që nuk ka Zot, unë e ndiej praninë e Tij tani dhe mos më thuaj që nuk ka ferr, sepse kam ndjenjën se po rrëshqas në të “.
David Strauss (filozof dhe shkrimtar protestant gjerman, 1808-1874): “Filozofia më ka dështuar dhe ndjej se jam në nofullën e një makinerie që ka dhëmbë dhe nuk e di në cilën pikë do të më grijë.”
Në një intervistë për US Neësëeek, Svetlana Stalin, vajza e diktatorit komunist rus Joseph Stalin, foli për momentin kur babai i saj vdiq, dhe tha: “Vdekja e babait tim ishte e tmerrshme. Në momentin e vdekjes së tij, ai papritmas hapi sytë dhe na hikoi ne të pranishmit rreth tij me vështrim të çakërryer, duke treguar diçka me dorën e lart mbi ne. Më pas vdiq. /tesheshi.com/