ARIF VINCA (1947 – 2008) – Prof.Dr.Musa Musai nga Struga

ARIF VINCA (1947 – 2008) – Prof.Dr.Musa Musai nga Struga

Shkruar nga Dr. Prof. M.Musai

Jeta dhe veprimtaria e Arif Vincës ka kuptimin shumë dimensional, me vlera pozitive. Arif Vinca lindi në Veleshtë. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Dibër. Shkollimin e mëtutjeshëm e vazhdoi në Gjakovë në SHLP për gjuhë dhe Letërsi, kurse Fakultetin e kreu në Prishtinë.
Profesor Arif Vincën e kujtojmë si intelektual, me vlera të përgjithshme kombëtare. Njeri të dijes, të kulturës, të halleve, vuajtjeve, të sakrificës, qëndresës, rrezistencës, njeri të burgut, simbol i arsimit, vlerave të pashterura gjithë shqiptare.
Kjo ishte pika fillestare, e afirmimit në moshë të re të Arif Vincës, drejtë rrugës intelektuale. Arifi fillimishtë u punësua në Rahovec, pastaj në Obiliq të R. së Kosovës. Gjatë gjithë asajë kohe të qëndrimit në Kosovë u njoh me shumë shok Kosovar, njerëz të veprimeve patriotike, të cilët i nderoi dhe i respektoi, deri në ditën e vdekjes.
Në shpirtin dhe vetëdijen e Arifit qysh si i ri, u ngulëfatë vetëdija, dëshira për lëvizje të çështjes kombëtare. Arifi në këtë drejtim kurrë nuk u luhat, nuk u thye, përkundrazi krijoi vlera shumë të çmueshme, prandaj sot shumë respektohet.

Nevoja për kuadër arsimor, dhe dëshira për të qenë sa më afër vendlindjes, punësohet në gjimnazin e Strugës.
Në gjimnaz Arifi takon Axhem Kicën, Aliriza Llogën, dhe disa kolegë të tjerë, të cilët ishi dhe janë vlera e arsimit. Kështu Arifi shpejt u përbirua, drejtë sukseseve për arsim cilësor.
Përpjekjet e para të Arifit ishin, zavendësimi i kuadrove sllavo-maqedone, me profesor shqiptar. Shumë profesor sllav, jepnin mësimë në gjuhën sllave te paralelet shqiptare. Kërkesa tjetër këmëngulëse e Arif Vincës ishte, hapja e më shumë paraleleve, me mësim në gjuhën shqipe. Regjistrimit i nxënësve shqiptar, të jetë për aq sa kan dëshirë, të shkollohen.
Pikësyimi tjetër ishte hapja e një biblioteke në shkollë, për nevojat e nxënësve dhe krijimi i grupit letrar. Dashuria për gjuhën shqipe dhe mësimi me vlera arsimore, për te ishte pika dhe dëshira më prioritare. Ai për nxënësit u bë gjithçka, pedagog, prind, i dashur, kuptim plotë, i nderuar, respektuar idhull për organizim mësimor . Gjithëmonë Arifi, nxënësve u folte, për vlerat e arsimit dhe thoshte se vetëm përmes arimit cilësor, do ti kryejmë aspiratat tona, të shenjta për çështjen kombëtare. Në gjimnazin e Strugës, me ardhjen e Arif Vincës professor, nxënësit me shumicë filluan të lexojnë revistat shqiptare të asajë kohe: Zëri i Rinisë, Rilindja, Jeohona,pastaj romane nga më të ndryshmet. Për gjithë këtë Arifi u bë vlera dhe dashuria për arsim, të çështjes kombëtare.
Të gjitha këto veprime të Arifit, në shkollë dhe në jetën e tijë private i ndiqte UDBA dhe UDBASHËT. Ata nuk u ndalën duke e ndjekur Arifin, në gjithë veprimtarin e tijë. Por Arifi ishte i vetëdijshëm për gjithë këtë, se dikush e ndjek, por ai kurr nuk u luhat dhe nuk i ndryshoi mendimet dhe qëndrimin e tija në të gjitha situatat. Kishte vetëdije të lartë, se armiku shtetëror UDBA e ndjek dhe ja prêt momentin që ta ndëshkojë me dënime drakonike.
Me kontributin e Arif Vincës dhe disa kolegëve, gjimnazi i Strugës u bë foleja, apo çerdhe e shqiponjave të reja, për arsim. Ato shqiponja u paisen me dije, dhe kulturë, për të fluturuar drejtë Univerzitetit të Prishtinës, dhe Univerziteteve tjera.
Pradaj ata vite ishin dhe mbeten vite të vlerave historike, të lëvizjes të rinisë shqiptare, për vlera gjithë popullore.
Përpjekjet dhe përplasjet e Arifti, me të gjitha padrejtësitë që i baheshin arsimit shqiptar në Strugë, ishin të vazhdueshme. Kështu Arifi shihej si profesor me bindje dhe veprime, të një intelektuali shqiptaromadh, shumë i rrezikshem për shtetin. Arifi ishte katalizatori i vlerave dhe intelektual i guximit, për të gjitha vlerat pozitive kombëtare, kishte vision, kishte guxim dhe moral patriotik.
Numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe u rrit, xënësit ja shtuan madhështinë shkollës dhe qytetit. Kështu u ngrit vetëdija dhe guximi shqiptar te nxënësit. Kuadri shqiptar, filloi të plotësohej me profesor tjerë kualitativ, prandaj ky gjimnaz u ba vlera dhe dëshira për mësim, në rrugën e konkurencës arsimore.
Por ndodhi ajo që pritej të ndodhte, ndodhi në vitin 1981, kur në Kosovë shpërthyen protestat studentore, Kosova Republikë. Kësaj lëvizje gjithë popullore iu bashkuan edhe studentët nga Maqedonia, por veçanërishtë edhe studentët nga Struga. Studentët Strugan ishin pjesëmrrës në ato demostrata dhe treguan trimëri, guxim, të pashoq. Ashtu u treguan akte trimërie me të gjitha vlerat historike kombëtare shqiptare. Ajo ndodhi prej mësimeve me edukatë mësimore prej Arif Vincës dhe kolegëve të tijë.
Përkrahja dhe mbështetja e lëvizjes studentore, për Kosovën Republik në Prishtinë, ishte e haptë edhe te profesorët e gjimnazit të Strugës. UDBA u aktivizua dhe filloi të veprojë si kulçedër e çmendur, kundër gjimnazit dhe gjithë atyre që lartësonin vetëdijen kombëtare. Prandaj nisën diferencimet ideo-politike, duke i dënuar dhe larguar prej proçesit edukativo arsimor, të gjithë ata professor që kishin bindjen dhe guximin kombëtar. I quajtën nacionalita, iredentista, separatist, ballista fashista dhe çka jo.
Numër një në listen e dënimeve ishte Arif Vinca, me shokët e tijë, Axhem Kicën, Aliriza Llogën, Izeir Mustafain, Nebi Dervishin, Musa Musain dhe Mendi Llogën. Për Arsimin shqip një goditje me pasoja shumë të mëdhaja. Unë asajë kohe isha profesor i biologjisë, po në këtët gjimnaz. I kam të freskëta të gjitha ato mbledhje dhe diskutime maratonike, për denim të kuadrit arsimor. Në asnjë mbledhje nuk u pajtova, për masat politike që i ndëshkuan profesorët, pastaj nxënësit shqiptar. Arsimi shqip u dënua dhe u plagos rëndë me shumë pasoja nga UDBA.
Shumë bukur më kujtohet kur Arifi thoshte, kjo jetë ka dy kuptime, të jesh shqiptar apo qyqar. Vërejtja eparë e madhronte Arifin dhe gjithë ne të tjerët, pradaj kurrën e kurrës nuk u luhat dhe nuk u hamend te xhelatët e arsimit shqiptar. Arifi dhe profesorët e latëpërmendur, i larguan prej punës, me masa politike.

Për Arifin profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, lindi një epokë tjetër e burrërisë. E burgosën dhe dënuan për veprimtari armiqsore. Ra në burg dhe në burg takoi nxënësit e vetë, me të cilët i ndante hallet, vauajtjet, por madhëronin trimërinë, bashkëveprimin, guximin, etj. Të gjithë bashk ndaj atyre torturave qëndruan të pathyeshëm, të paluhatshëm, besnik të kombit dhe parimeve të edukatës arsimore. Vërtet ishin heroj të ditëve heroike.
Gjimnazi pas largimit me dënime të Arifit me shokët, përmes difererncimit ideo-politik, u bë shkolla më e shumtuar ndonjëherë. Numër imadh i nxënësve u përjashtuan prej shkollës, prej proçesit edukativo-arsimor. Në gjimnaz u krijuan paralele të përziera shqiptaro-sllave,me mësim në gjuhën sllave. Ato paralele ishin nënçmim dhe vrastare për arsimin shqip. Në klasë kishte 27 xënës shqiptar dhe 3 ose 4 nxënës sllavo-maqedon, profesorët shqiptar mësimin e zhvillonin në gjuhën sllavo-maqedone. Kjo ishte çmenduri, dhunti, hakmarrje dhe urrejtje kundër zhvillimit demokratik, prej nacional shovenëve komunist sllavo-maqedonas. Por për çudi si nuk i vriste ndërgjegjja shqipfolësat sherbetor të atijë regjimi.
Asajë kohe disa prej nesh profesorëve ishim në studime të shkallës së tretë në magjistrime. Kjo gjendje e rënduar të gjithëve na detyroi ti ndërpresim studimet edhe pse ishim në pragë të magjistrimeve, dikush në Prishtinë, kurse unë në Zagreb.
Ashtu Arifi i ndërpreu studimet e shkallës së tretë në Prishtinë, gjendja ekonomike filloi ta rëndojë, por dashuria për arsim dhe çështje kombëtare i dha edhe më shumë forcë, dëshirë dhe guxim të veprojë, pa i llogaritur pasojat të cilat i përjetoi.
I tillë ishte dhe i tillë mbeti Arifi përjetësishtë, deri në ditën e vdekjes. Prandaj emri Arifit u ba shumë i njohur në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në diasporë. Arifi veprimtarinë e tij nuk e ndaloi as pas burgosjes. Për pushtetarët ishte i pathyeshëm, kurse për ne ishte intelektual shqiptar, me vision, krenari dhe bindje të lartë kombëtare, prandaj ngeli simbol i arsimit, për arsimim.
Pas prishjes së Jugosllavisë më 1990, Arifi u angazhua në proçese të lëvizjes gjithë kombëtare edhe me më shumë vlera. Mori pjesë aktive në themelimin e PPD së, ishte Nënkryetar i asajë partie, por kishte edhe disa funkcione. Poashtu edhe në PPD Arifi ishte luftëtar, ishte legjenda e vlerave politike, i mprehtë dhe i pagabueshëm në analiza dhe qëndrime politike. Prandaj edhe në PPD i luftoi mbeturinata, bashkëpunëtorët e UDB së, që ishin përbiruar, në qytete të ndryshme të Maqedonisë.
Ishte njeri human dhe shpirt gjërë, mori pjesë në themelimin dhe e mbështetje të aktiviteteve të SHHB “Nëna Tereze” në Strugë.
Ishte njeriu më i guximshëm për shpalljen e referendumit për Iliriden, në 1992. Mori pjesë aktive në pajtimin e gjaqeve. Arifi aktivitetin e tij e zgjëroi edhe më shumë për çështjen kombëtare, në Kosovë dhe Shqipëri. Prandaj sot e kujtojmë si legjendë, në këto drejtime të fushëveprimeve me shumë vlera patriotike kombëtare.
Arifin e deshti Veleshta, Struga dhe gjithë shqiptaria. Kam momentet më të lumtura të jetës, në gjithë shoqërimin e Arifit, në rrugët patriotike. Prandaj sot mburrem dhe jam krenar, që e kisha shok besnik ideator, kur flasi për pastërtinë shpirtërore dhe patriotizmin vullaknik të Arif Vincës.
Arif shoku jon më içmuar, ne nuk të kujtojmë vetëm sot, ti do të kujtohesh gjithëmon në të gjitha ndejat, takimet, dhe përpjekjet madhore, për çështje kombëtare.
Fundi ishte tragjik, për familjen dhe të gjithë ne, se ti vdiqe në moshë shumë të re, prej sëmundjes të pashërueshme. Fizikishtë ke vdekur, por je i gjallë kudo në shpirtin intelektual, të gjithë atyre që i kishe nxënës, koleg dhe bashkëveprimtar. Veprimtaria juaj për të gjithë ne, je rroman i gjallë, je përmendore e vlerave kombëtare, je flamur i papërkulur i çështjes kombëtare. Veprimtaria jote përjetësishtë do të jet frymzim i gjallë. Pusho në paqe, në Strugën tand të dashur. Lavdi jetës dhe veprave tua.

loading…