SHQIPONJA HABITAT I VENDEVE TONA – Prof.Dr. Musa Musai nga Struga

SHQIPONJA HABITAT I VENDEVE TONA

Aquila reale

Dr. Prof. M. Musai

Shqiponja e kreshtave tona simbol kombëtar, simbol flamuri, simbol shtetëror. Shqiponja është shpendi kreshnik i kreshtave tona malore. Ajo ka bukurinë e sajë, në fluturim, qëdrim, i ka tiparet e një shpendi që i ka vetëm ajo. Në Botë ka disa lloje të shqiponjave por në Alpet Shqiptare dhe male të tjera të hapësirës shqiptare, jeton shqipoja autoktone Aquilla reale. Të gjithë ne shqiptarët mburremi me këtë shpend, prandaj duhet të tregojmë kujdes dhe interes të mos e dëmtojmë faunën tonë të lavdishme.
Shqiponjën e gjejmë të rrallë dhe shumë të rrallë kohën e fundit, prej kushteve shqetësuese të cilat ndikojnë negativishtë në mosorganizimin jetësor të sajë. Shpesh herë më kujtohen ato momente bukurie kur ngriheshin lartë, shumë lartë në fluturim, shqiponjat në malet tona, të cilat përveç bukurisë në fluturim, ata lëshonin një za kumbues si kushtrim, se është zot i kësajë hapësire.. Shqiponjat në fluturim gjithëmonë ngjiteshin lartë, numër çiftë dhe jo numër tek. Ata fluturonin aq lartë sa që shpend tjetër nuk mund ta sundojë atë lartësi dhe memziqë dukeshin, prej syrit tonë. Por kënaqësia e veçantë për mua ishte kur ata ngriheshin shumë lartë dhe për një momentë pingul lëshoheshin drejt tokës me një shpejtësi shumë të madhe. Kështu kënaqeshim të gjithë ne moshatarët e mi, për të gjithë ne ishte kënaqësi e veçantë. Shqiponjat ngriheshin në ditë të bukura me diell, në pranverë gjatë muajve prill dhe gjatë muajve në fillim të vjeshtës, në filimi të tetorit.
Pastaj shqiponjat sikur filluan të zhduken prej kësajë hapësire të maleve tona. Poashtu dëgjoja edhe më vonë se shqiponja u bë shumë e rrallë dhe thuaj se u hup fare.
Pasi u bëra student i biologjisë dhe më vonë profesor i lëndës së biologjisë, gjithëmonë më interesonte organizimi jetësor i shqipojave. Shqiponjat kërkonin ajër të pastër, të freskët, me rrymime të ajrit. Male të veshura me drurë masiv gjetheramëse, prej dushku, ahishte dhe tokë shkëmbore, kreshta të ashpra dhe shumë të thepisura, të ekspozuara drejtë diellit.
Këto kushte filluan ti mungojnë shqiponjave dhe shumë shpezëve tjera. Ajri filloi të ndotet prej disa fabrikave në vend dhe më largë, të cilat fabrika përditë vjellnin tym. Fluturimet e shpeshta të aeroplanëve, prerja e pyjeve në mënyrë masive. Faktori njeri është shumë i damshëm për organizimin jetësor të shqipojave. Shumë njerëz i vizitonin folet e tyre duke dashur që ti marin vezët ose shqiponjat e vogla, jo mirë të zhvilluara. Poashtu ndaj shqiponjave ka dhe shumë faktor tjerë negtiv. Ashtu duke u prerë drurët në mënyrë të pakontrolluar, u zhduket edhe ushqimi për shqiponjat. Pra u krijuan kushte shumë negative dhe të ngushta, apo stenovalente.
Lojërat selektive të shqiponjës femrër, për ta zgjedhur partnerin e sajë:
Fillimishtë shqiponja femër e mer një degë dhe ngjitet lartë duke fluturuar. Gjat atij fluturimi ajo rrotullohet dhe duke u rrotulluar bën vërejtje se sa shqiponja meshkuj janë duke e ndjekur, kjo ndodhte në pranverë. Ashtu pasi ajo saktëson se janë në garë disa prej meshkujve, ajo e lëshon degën prej sqepit dhe i sheh se kush nga shqipnjat mashkull do ta kapi por në ajër, cili do të tregohet më i aftë dhe më i shpejtë. Ajo këtë gjest e përsërit disa herë. Kur e vërteton aftësinë e mashkullit që është më i fuqishëm më i shpejtë dhe ja kthen degën shqiponjës femër në sqep në fluturim, ajo dashurohet në të.. Atëherë ajo vendos që me atë shqiponjë mashkull të çiftëzohet dhe kryejnë fekondimin, kështu lind dashuria e tyre e përhershme.
Të dy bashk i bajnë disa rrotullime të gëzueshme duke bërë disa akrobacione, rrotullime të përsosura dashurie në ajër. Ashtu ky çift i shqiponjave, pasi bien në dashuri, kërkojnë vend të përshtatshëm se ku do ta ndërtojnë folenë. Zakonishtë i zgjedhin drurët shumë të lartër, të vjetër dhe që mund të kontrollohen prej largësive të mëdhaja, ose përcaktohen në kreshta shkëmbijsh ku lartësia është e madhe dhe e mundshme për aterime të shpeshta në të gjitha kohërat. Poashtu janë shumë të kujdesshme që mos të ket raste dikush leht ti nguce ose ti vizitojë. Folen fillojnë ta ndërtojnë me dega të trasha dhe të ashpra nga jashtë, kurse nga mbreda me dega të holla dhe krijojnë butësi edhe kushte që vezët të mos thyhen dhe të mos jenë të ekspozuara drejtë diellit dhe armiqëve zvaraik, shtazëve grabitqare si dhe të mos ftohen. Prandaj ata shkulin pendla prej trupit të tyre dhe i mbushin të gjitha vrimat nga brenda, duke e bërë folenë më të ngrohtë dhe më praktike për çeljen e zogjve për të ardhmen.
Pasi shqiponja femër për disa ditë, do të rri klloçkë mbi vezët, deri sa të çelin shqiponjat e voglat. Kuptohet se kujdesi për çeljen e vezëve shqipoja të vogla, është i të dyja shqiponjave barabartë. Mashkulli her pas here i sjell ushqime dhe rrotullohet shpesh mbi folenë duke e ndihmuar partneren e vetë, si dhe duke e mbrojtur prej çdo rreziku eventual.
Kur shqiponjat evogla kan çelur, ata janë pa pendla, kan nevojë për kujdesje prindor më të madhe, deri në zhvillimin e plotë. Për ushqim fillimishtë më i kujdesshëm është shqiponja mashkull ose prindi i tyre duke u sjell ushqime më të buta për ngrënie. Gjithashtu u sjell edhe ujë duke i freskuar në etje eventuale. Ushqimi më i preferuar për shqiponjave e vogla janë:minjtë, pëllumbat, lepujt, thëllënëzat, gjarprijtë, pulat te egra, si dhe disa shtazë tjera që ka vendi.
Shqiponjat e vogla për disa javë rriten dhe mbushen me pendla, duke ngrënë mjaft ushqim brenda ditës. Fillimishtë hanë copa mishi të cilat i shqep me sqep, shqiponja mëmë ose mashkulli. Kështu shqiponjat e vogla i ndjekin prindërit e tyre se si veprojnë me gjahum. Ata ushqe deri sa të ngopën mirë. Pas një kohe kur ata rriten mbushen mirë me pendla, por janë të paafta të fluturojnë. Prindërit u sjellin ushqimin dhe rrinë disa metra larg folesë që të voglat të dalin prej folesë, por ushqimin nuk ua coptojnë, duhet të nisin vet ata që të mësohen ta coptojnë gjahun.
Pasi ilargojnë të voglat prej folesë, prindi dhe shqiponja mëmë me flatrat e tyre disa herë fuqishëm veprojnë mbi fole që të shpërndahen puplat dhe shpërbëhet foleja. Pra tash shqipojat e vogla duhet të mësohen të flejnë të lira në natyrë dhe tu përshtaten kushteve për jetë. Kështu ngadalë dale lind pamvarsimi i tyre për jetë. Ashtu shqiponjatt e vogla mësohen të largohen disa metra larg folesë, duke e kërkuar ushqimin që ua sjellin prindërit e tyre dhe duke e coptuar vetë, duke u ushqyer sipoas shijes.
Të dy prindërit nuk ndodh asnjëherë për të njejtën kohë të largohen prej folesë, deri kur ata të pamvarsohen për fluturim dhe gjuajtjen e ushqimit me sukses. Pasi shqiponjat evogla krijojnë dëshirën për tu ushqyer vet, e coptojnë gjahun dhe ngopen, ata tani rrijnë lagrg folesë nën mbikqyrjen e shqiponjave prindër. Por shqiponjat prindër tash kan edhe disa obligime tjera të vazhdueshme, që ti mësojnë shqiponjave të vogla të nisin të fluturojnë.
Interesimi i tyre është që ata të mësohen të fluturojnë, të grihen lartë, të mësohen ti shfrytëzojnë rrymat e ajrit dhe nën kujdesin e prindërve të mësohen ta kapin gjahun. Shqiponjat e vogla para se të fluturojnë ata bien poshtë folesë, disa herë dhe prindërit i sjellin lartë deri në pamvarsim e plotë për fluturim. Kur ata nisin të fluturojnë mirë, bahen fluturues të fuqishëm, mësojnë edhe zanatin e gjuetisë, me të gjitha këto kushte pamvarsohen për jetë. Atëherë shqiponjat e vogla organizohen në mëyrë të pamvarur, më vehte për jetë.
Nëse ndodh që ndonjëri prej zogjve të shqiponjës, mbetet mbrapa nuk zhvillohet, ose nuk i përsos mësimet e prindërve të tyre, detyra prindore është që ta zhdukin shqipojën e paaftë. Kështu shqiponja mëmë ka kryer detyrën e vetë prindore bashk me shqiponjën mashkull. Kjo është tragjedi, kur prindi e vret fëmijën e vetë, përshkak të paaftësiusë. Por kjo është rruga e evolucionit organik, i afti mbijeton.
Për fat të mirë pas aq vitesh, në malin afër fshatit tim në Dobovjan të Strugës, vazhdim i malit të Karaormanit, rishtas kan isur të paraqitet shqiponja autoktone. Për të gjithë ne është kënaqësi.