Reklama moderne…
Kemi oferta speciale
Jastëk’ pambuku kemi për qen’
Jelek’ e brekë kemi për mace
Edhe të brendshme kemi për gej…
Tutje në rrugë, shqelmon një lypës
Një,, i shkolluar” në perëndim
Pamjen qytetit thot’ ia prishën
Këta byth’grisur që s’dihet nga vijn’…
Ngado që vijnë o ,,mbrojtës ligji”
Janë të barkut migjenian,
Teksa lejoni kurvëritë
Bëni pak vend dhe për fukaranë…
________________________________________
Sot s’je më…
Sot ike ti përnjëmend.
Një plagë e re në kraharor
Si një ortek i ngrirë mbi borë
Tani ngadalë po ze një vend…
Që sot e tutje më nuk do jesh
Një uvertyrë pranverore
Që hap koncertin e çmëndurive
Dhe i thot’ ëndrrave mirëmëngjes…
________________________________________
Kurrë nagantit s’i thuhet JO…
Siç rrjedhin vargje të dyzuar
Një anë diell, tjetra stuhi
Për dreq, në brez më rrëshqet dora
Kur ëndërroj kot një tradhëti…
Dhe m’i bën pluhur poezitë
Një ëndërr koti dosido
Dhe si për dreq harroj lirikat
Se kurrë nagantit s’i thuhet: JO!..