Trashëgimia e Malcolm X, liderit të myslimanëve afroamerikanë vazhdon të reflektohet në çdo rrugë, krahas bulevardit dhe një tregu në Harlem të Nju-Jorkut që mbajnë emrin e tij. Malcolm X u bë i njohur në histori si një nga figurat simbolike të luftës kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe më 21 shkurt të vitit 1965 ai humbi jetën si rezultat i një atentati.
“E Ardhmja Eshte Per Ata Njerez Që e Pergatisin Atë që Sot”
-Malcom X
Nje nga konvertimet Islame me te medha te Shekullit XX
Ndryshe nga te tjeret , Malcom X eshte nje njeri qe ska nevoje per shume prezantim.
Ne rinine e tij , ai ka luftuar per tu bere nje figure me ndikim ne Bote.
Pasi la shkollen ne nje moshe te vogel , ai filloi te haste probleme edhe me jeten, dhe ne
vitin 1946 ra ne burg. Gjate 8 viteve qe kaloi ne burg , ai u njoh me idete e nje grupimi
pseudo Islamik i cili fliste per krijimin e “Shtetit Islamik” ne anglisht quhej “Nation OF Islam”
ose shkurt “NOI”. Ky grupim ishte krijuar
qe heret ne vitet 1900 dhe bazohej ne idene e supremacise se njerezve me ngjyre dhe
idese se te keqes qe vinte nga njerezit e bardhe. Pasi u Lirua nga burgu ne vitin
1952, ai takoi te ashtuquajturin “Profet” te Shtetit te Islamit ose
ne anglisht NOI, qe quhej Elijah Muhamed, dhe MAlcom X u be minister i ketij grupimi.
Per shkak te Elokuences dhe Zgjuarsise qe posedonte , Malkom X shpejt u ngrit ne rangjet
e NOI-t, duke u bere lider i grupit rreth mesit te viteve 1950. Kjo perket
edhe me epoken e Levizjes Amerikane per te drejtat Civile “AMerican Civil Rights Movement”
Malcom X u be nje nga Zerat Kryesor qe mbronte te drejtat e barabarta midis Amerikaneve
dhe Afrikano-Amerikaneve. Malcom X shume mire mund ta krahasojme edhe me Martin Luter King
per nga ndikimi qe paten ne popullaten Amerikane gjate atyre viteve.
Ne fund te viteve 1950 , Malkom X filloi te ndjente disa mangesi ne besimin e tij dhe
ne idealet e “NOI”. Ai u largua nga ky grupim dhe mori persiper nje
udhetim per te gjetur Islamin e vertete. Ai shkoi ne Haxh ne vitin 1964 , dhe pastaj
vazhdoi udhetimin e tij edhe ne disa vende muslimane te Afrikes. Gjate kesaj kohe ai
pranoi Islamin e Vertete dhe u kthye ne Amerike me nje vendosmeri te madhe per te perhapur
Islamin ne komunitetin Afrikano – Amerikan. Ai gjithashtu e nderroi emrin ne Malik
El-Shabazz , edhe pse shumica e njerezve e njohin akoma ate si MAlcom X
Fjalimet e tij ne publik mbas periudhes kur pranoi Islamin e vertet dhe kundra
grupimit “NOI” i krijuan shume armiq, shume prej tyre edhe ndermjet miqve te tij te vjeter,
sidomos ne momentin kur shume fansa te tij te vjeter filluan te lene kete grupim per
tu udhezuar ne Islamin e Vertete.Por e gjithe kjo mbaroi shume dhimbshem, si Rezultat i kesaj
ishte vrasja e vete MAlkomit ne 1965 nga duart e nje prej huliganeve te “NOI”
Edhe pse periudha e tij si Musliman i vertete ishte e shkurter, gjurmet e tij lane nje ndikim
te madh dhe vazhdojne ti sherbejne komunitetit Musliman Amerikan dhe aktivisteve te te
drejtave te njeriut ne Shtetet e Bashkuara.
“Nese nuk lufton per dicka do te vdesesh per asgje”
-Malcom X