
Shqipëria do të hapë Konsullatë të Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut.
Vendimi është miratuar nga qeveria dhe parashikon se shpenzimet për hapjen e këtij posti konsullor të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.