Sot mbushen 86 vjet nga lindja e Havzi Neles, mesuesit e poetit te pamposhtur nga regjimi antishqiptar enverist. Havziu u lind me 20 shkurt te vitit 1934. U denua me 15 vjet burg per shkak te vizites se tij ne Kosove se bashku me te shoqen. Ne vitin 1988 pasi e kishte kryer denimin u burgos serish dhe u var me vendim te gjykates te miratuar nga pese firmetare te Presidiumit te Kuvendit “Popullor” te Shqiperise. Mes firmetareve ishte diktatori Ramiz Alia dhe skulptori Kristaq Rama, anetar i kryesise se Kuvendit monist. Per habi, po ate vit qe u var ne litar poeti shqiptar, shkrimtari Selman Ruzhdie botoi romanin qe u be shkas qe qeveria e Iranit te shpalle denimin e tij me vdekje. Megjithate Rushdie eshte gjalle e shendoshe sot e kesaj dite, kurse martiri poet shqiptar nuk e pati ate fat, edhe pse familja beri kerkese qe t’i falej denimi me vdekje.
O LIRI, O VDEKJE
Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?!
Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.
Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.
Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due te vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.
S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.
Havzi NELA