Disa poezi nga Lebit Murtishi

Thënie për dashurinë…

,, Dasuria është një Trojë e Vogël
e fshehur në secilën zemër”.

,,Një dashuri dhe një Homer
i dhanë pavdekësinë njëri-tjetrit”.

,, Nuk janë zbuluar ato ngjyrat
që pikturojnë dashurinë”.

,, Dashuria është zjarri i vetëm
që tymin s’ia sheh askush”.

________________________________

Ora ime…

Orë fikse
kurrë nuk pata
as për lot
as për gallata…

Dymijë vjetë
van’ e shkuan
kurrë akrepat
s’mu bashkuan…

Ora ime
dymijë vjetë
mbeti pesë më dymbëdhjetë…

________________________________

Ajo…

Kishte të çmëndur një dëshirë
Deshte ylberin ta kapërcejë
Të shndërrohet në erë jugu
Dhe gjysmën tjetër diku ta gjejë…

Në qe manir prej poeteshe
A qe kodik shën valentinësh
Po sot dëshirë tjetër s’kishte
Veç gjysma tjetër në sy i flinte…

________________________________

Se mos i theva të fundit ndjenjë…

Sot shkarkova një mal me gurë
Mbi një kristal si lot të çiltër
Frika e humbjes ndonjëherë
Të bën prej bishës më egërsirë…

S’e pash’ të qaj a të ketë qeshur
Kur egërsisht mora në shenjë
Tani një makth më kafshon zemrën
Se mos i theva të fundit ndjenjë…

________________________________

Shqipëri zgjo Shqipërinë!..
1.
Rroft’e qoft’ modernizimi
Më dresoi si kotele,
Me një eshtër seç më joshi
Isha ujk u bëra dele…
2.
Për kolltuk e një grusht lekë
Seç harrova bab’ e nënë,
Në një grazhd me djaj e dreqër
Futa kokën me gjith’ këmbë…
3.
I shtyj këmbët, siç daulles
Një i huaj tash i bie,
S’di në rrjedh më nëpër deje
Gjak i pastër Shqipërie…
4.
Njëri nënë njeh robninë,
Tjetri babë interesin,
Shqipëri zgjo Shqipërinë
Mos na lër’ me turp të vdesim!..